| |

Lajmi se në Tetovë është bërë atentat mbi Ali Ahmetin, na ka shokuar.
Atentati mbi Ali Ahmetin, është atentat mbi popullin Shqiptarë të Maqedonisë, është atentat mbi përfaqësuesin me në zë, e të liderit absolut të popullit shqiptarë e të proceseve demokratike në Maqedoni.
Kush deshiron të vrasë Ali Ahmetin, tenton të vrasë njërin prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Kush deshiron të vrasë Ali Ahmetin, deshiron të vrasë të kaluarën e lavdishme të popullit Shqiptarë të Maqedonisë, të Kosovës e të viseve të saj.
Ftojmë organet e drejtësisë në Maqedoni që të nxjerrin para drejtësisë kriminelët që guxojnë të ngrenë dorë mbi të madhin Ali Ahmeti.
Ftojmë ambasadorët e huaj në Maqedoni dhe tërë faktorin ndërkombëtarë që të reagojnë dhe të kërkojnë mbrojtjën e Ali Ahmetit.
Në fund, ftojmë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe popullin Shqiptarë në Maqedoni, që të bëhën një dhe mburojë e gjallë e Ali Ahmetit.

Populli Shqiptarë në Maqedoni kurr në historinë e tij nuk ka pasur udhëheqës më të madh.
Maqedonia nuk do të duhej të ishte vendi ku tentohet të vriten liridashësit dhe demokratët e vertetë.
Luftëtarët Kombëtarë e politikanët popullorë dhe demokrat si Ali Ahmeti, janë të rrallë dhe ata duhet të ruhen si sytë e ballit.
Prishtinë Klubi Politik “Afrim Zhitia”
12.05.2008 Ismet Sylejmani - Kryetar
<<KTHEU PRAPA
|
|