LAJMET KRYESORE
   
  [12.05.2008]Deklaratë e kryetarit të Shtabit zgjedhor të BDI-së, z. Izet Mexhiti
 

Për fat të keq i konstatojmë dyshimet tona se disa struktura shtetërore janë venduar në rolin e mbrojtësit të kriminelëve, e jo në zbulimin e tyre. Për këtë konstatim tonin, shembull më i mirë është atentati jo suksesshëm ndaj kryetarit të partisë sonë, z. Ali Ahmeti.
E informojmë opinionin tonë dhe atë ndërkombëtarë, se në rrethana kur dihen kryerësit të këtij atentati të pasuksesshëm, strukturat e pushtetit, në vend që të hulumtojnë se kush e ka porositur, ata tentojnë që atë ta relativizojn, t’i japin dimension të prishjes së thjeshtë të qetësisë dhe rendit publik.
Në rrethana kur ekzistojnë dëshmi të qarta, dhe ndaj kujt është shtënë, ata tentojnë që këtë akt ta shndërrojnë në një kundërvajtje e thjeshtë. Kjo qartë tregon se ata dëshirojnë që ta fshehin urdhëruesin e këtij akti.
Ne posedojmë incizime ku do të shihni se njëri nga atentatorët është sigurimi i kryetarit të PDSH-së. Nga kjo, vijon edhe pyetja logjike: A e ka ditur kryetari i kësaj partie se atë ditë ku e ka njërin nga personat e sigurimit të tij? Pastaj pyesim pse organet e hetuesisë nuk i thërrasin në bisedë informative dhe punëdhënësit të atentatorëve të këtillë, që të sigurojnë informacione më të plota për aktivitetin e tyre në ditën kur e kanë kryer këtë akt.
Neve na brengos edhe tentimi i disa personave nga PDSH-ja , që para kohe ti sigurojnë alibi njërit nga atentatorëve. Tentojnë që atentatit ti japin dimension të hakmarrjes. Nga këtu vijon pyetja: A është PDSH sektor I policisë dhe të gjyqësisë, dhe para kohe i kryen proceset e nevojshme që ti zbuloj motive e atentatorëve. Organet e policisë dhe gjyqësisë bazohen në fakte dhe dëshmi, apo në deklaratat publike të aktivistëve të partive politike.

I bëjmë thirrje organeve të hetuesisë që ë veprojnë ashtu siç praktikohet në të gjitha shtetet juridike në raste të tilla: Ti burgos kryerësit dhe urrdhënësit e këtij akti, që nuk i ngjan një shteti që është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe e cila pret të bëhet anëtare e NATO-s. Në të kundërtën, opinioni shqiptarë me të drejtë mund të fitojë përshtypje se edhe disa institucione shtetërore i mbështesin dhe i nxisin aktet e këtilla dhe se shqiptarët në këtë shtet nuk janë të mbrojtur nga institucionet shtetërore për të cilët paguajnë tatim që ata të funksionojnë.
E informojmë opinionin vendor dhe atë ndërkombëtarë, se ndjenja që shteti përdor metoda të dyfishta për mbrojtjen e qytetarëve të saj duke i ndarë shqiptarët në të mbrojtur dhe të pa mbrojtur, shkon duke u rritur tek shqiptarë. Me këtë tek shqiptarët rritet edhe besimi se dikush ata i shtyn në luftë vëllazërore. Për këtë arsye i apelojmë qeverisë teknike që ta ndërmarr përgjegjësin për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të korrekte, dhe të mos kërkoj alibi për veten me apele deri tek liderët e partive shqiptare. Sepse me këtë ose e pranon pa mundësin e institucioneve shtetërore që të organizojnë zgjedhje të lira dhe korrekte, ose shqiptarët e këtushëm i ka lënë në mëshirë e disa aktivistëve partiak.
Shqiptarët në Maqedoni nuk janë pronë e grupeve krimogene partiake, por qytetarë sikurse të gjithë të tjerët që duhet të jenë të mbrojtur nga institucionet shtetërore.
Dhe për gjithë këtë përgjegjës janë ata qe e nxisin anarkinë, por para se gjithash institucionet shtetërore të cilët ose nuk dëshirojnë apo nuk munden që ta ndalojnë këtë proces të rrezikshëm për Maqedoninë, që ndoshta ka qëllime tjera që ne nuk e dimë.

Me respekt,
Izet Mexhiti

<<KTHEU PRAPA

 
     
     
PROGRAMIZGJEDHOR 2008  
   
ME NE FITIMTARË - MP3  
 
Get the Flash Player to see this player.
   
ATENTATORI  
 


 
 

FOTO TE ATENTATORIT
VIDEO E ATENTATORIT (YouTube)

 
KOLUMNA  
 
Teuta Arifi - DIVERSITET DHE PARAGJYKIME (LEXO KETU)
 
     
  Kim Mehmeti - KUSH KA PLUMBA PER TW VRARE SHQIPTARE (LEXO KETU)  
 
 
  Mahi Nesimi - GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE (LEXO KETU)
 
     
NJOFTIM  
   
LINQE TJERA  
     
  Forumi Rinor BDI-Çair  
  Unioni Europian Online  
  Komisioni Zgjedhor Shtetror  
     
BARTËSIT E LISTAVE