Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes përfaqësuesit e universiteteve, drejtorët e shkollave të mesme, dhe në mënyrë të veçantë përshëndes organizatorët e këtij manifestimi, sidomos Arsim Sinanin, i cili ka vazhduar rrugën e prindit të tij të ndjerë, i cili deri sa ishte me ne organizoi katër panaire të kësaj natyre dhe e falënderojmë Arsimin i cili krijon një mundësi për të parë rrugën dhe mundësitë që ofrojnë këto universitete për të zgjedhur drejtimet e duhura për të ardhmen e gjeneratave të reja.
Është një kënaqësi për qytetarët e Tetovës që të organizohen panaire të këtilla dhe është me rëndësi që këto panaire juve t’ju krijojnë mundësi që në një vend të shihni ato që ofrojnë institucionet e larta arsimore, mbase edhe qëllimi i panaireve është pikërisht kjo çështje. Ne sot mburremi që në Tetovës kemi dy universitete, të cilat kanë mjaft hapësira dhe mundësi të absorbojnë numër të madh të studentëve, të cilët dëshirojnë të studiojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në këto institucione të larta arsimore.
Nuk dua të flas më tepër, sepse këtu në një vend kemi për të parë gjithçka sa i përket çështjes së arsimit, kam nderin ta shpall të hapur këtë panair dhe ju ftojë që t’i vizitoni shtandet e institucioneve në këtë ambient.
T e t o v ë, 23.04.2008