Parregullsitë zgjedhore dhe dhunimi i votës së lirë që ndodhën në vitin 2008 nuk do të përsëriten më 22 mars, sepse një rrugë e tillë nuk mund t’i çojë përpara çështjet e caktuara, kështu ka porositur nga Dibra lideri i BDI, Ali Ahmeti. Sipas tij BDI partner strategjik ka popullin i cili vazhdimisht mbështet partinë. Ndërkaq për kandidatin presidencial Buxhaku shteti multietnik ndërtohet përmes diversitetit të gjuhëve dhe kulturës.
“Nuk jemi lojal dhe vazal, ne akoma nuk kemi partner strategjik jo njëherë e kemi thënë se partner strategjik e kemi popullin dhe ne vetëm prej popullit kërkojmë përkrahje dhe nga askush tjetër sepse tani ne dimë ti dalim zot vullnetit të popullit shqiptar siç i dolëm në vitin 2008, thamë se do i dalim zot votës së lirë të shqiptarëve dhe atë e bëmë”, theksoi Ali Ahmeti, lider i BDI-së.
“Tanasi në deplas - ne shumica shqiptarë që ishim edhe i flisnim maqedonisht edhe i flisnim shqip, edhe Tanasi na e kthente ne shqip - atë nuk e ka në Bruksel, dhe atë do ta kuptojnë bashkëqytetarët tanë maqedonas se siç e dimë ne maqedonisht do ta mësojnë shqipen, se vetëm kështu themelohet shteti multietnik, se vetëm kështu ne do të hymë në Evropë se Evropa pranon diversititet të gjuhës të gjuhëve të feve dhe të kulturave”, deklaroi Agron Buxhaku, kandidat presidencial i BDI-së.