ZV/MINISTRESHA E ARSIMIT LINDITA QAZIMI VIZITOI OBJEKET E PERO NAKOV

Më 2 mars 2009 (e hënë), 350 nxënës shqiptarë të Shkollës së mesme “Pero Nakov” në Kumanovë, filluan ta ndjekin mësimin në objekte të reja të montuara, në rrethin e ish Kazermës të qytetit të Kumanovës.

Në objektet e montazhuara që në fakt paraqesin tetë klasë, ku do të mësojnë nxënësit shqiptar të viteve të treta dhe këtarta , paraqet përfundimin e një odesiade që tani më shtatë vite po zgjat, ku më në fund, Ministria e arsimit dhe shkencës vendosi përfundimisht t’i vejë pike këtij problemi.

Deri më tani, këta nxënës kanë mësuar në tri ndërrime, në mësonjtore tejet të vjetra, në ndërtesën e ish Universitetit të punëtorëve “Profesor Mijallkoviq” në Kumanovë, e cila në asnjë mënyrë dhe formë nuk i plotësonte kushtet për zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor.

Fillimi i mësimit në këto objekte të montazhuara të përkohshme u përcoll me një ceremoni rasti, ku present ishte edhe zëvendësministresha e arsimit dhe shkencës, Lindita Qazimi, kontributi i së cilës në këtë drejtim ishte mjaft i theksuar dhe i vendosur.

Zëvendësministresha Lindita Qazimi, në këtë ditë të parë të vendosjes së nxënësve në hapësirat e reja shkollore, përshëndeti nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe shumë mysafirë të  tjerë të ftuar, duke theksuar: “Ndjehem shumë e lumtur kur shoh se sado pak kemi arritur të përmirësojmë kushtet për vijimin normal të procesit edukativo-arsimor. Kjo është një zgjidhje e përkohshme, kurse shtatori i ardhshëm do të na pres me objekt të ri dhe me kushte edhe më të mira për mësim, ku do të përfshihen të gjithë nxënësit shqiptar të shkollës së mesme ekonomike në Kumanovë”.

Në këtë fillim të mësimit në objektet e montazhuara,  prezentuan edhe Ministri i punës dhe politikës sociale, Xhelal Bajrami, deputetët Xhemal Jashari dhe Hajrulla Misini, drejtorë të shkollave dhe institucioneve dhe shumë mysafir tjerë.

Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme për nxënësit shqiptar të kësaj shkolle, ngase Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, tani më ka nënshkruar këntratën me “Mavrovo inzhinjering”  në vlerë prej 33 .416.104 denarë, për  adaptimin dhe rikonstruimin e objekteve të ish Kazermës së Kumanovës, ku prej shtatorit të këtij viti do të fillojë edhe mësimi të kësaj shkolle.

 



 
   
   
     
     
 
LAJME TJERA:
[03.11.2009]
[05.03.2009] Buxhaku: Shteti multietnik ndertohet permes diversitetit
[03.03.2009] ZV/MINISTRESHA E ARSIMIT LINDITA QAZIMI VIZITOI OBJEKET E PERO NAKOV
[03.03.2009] TUBIM PARAZGJEDHOR I BDI-se NE STRUGE
[03.03.2009] Bejta: Bashkarisht do te realizojme synimet tona per Gostivarin
[01.03.2009] FJALIMI I KANDIDATIT PER PRESIDENT SHTETI z. AGRON BUHAKU NE KONVENTEN PROMOVUESE
[01.03.2009] NJOFTIM
[01.03.2009] Ministri Bajrami takohet me sekretarin e përgjithshëm te Keshillit te Evropes, Teri Dejvis
[28.02.2009] Qeveria miraton paket te ri: Sigurim shëndetësor për të gjitha kategoritë
[27.02.2009] MEXHITI PRET SHIRITIN E SHESHIT ADEM JASHARI
[27.02.2009] Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
[26.02.2009] MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
[26.02.2009] Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
[26.02.2009] Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
[26.02.2009] Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
[26.02.2009] RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT
[26.02.2009]

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

[25.02.2009] SHKUPI ATRAKTIV PER INVESTIMET TURKE
[24.02.2009] LIKA DEMANTON PDSH-ne
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
[23.02.2009] MINISTRIA E EKOLOGJISE ME EVN NIS AKSION PER SHENDETIN E NJERIUT
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter