TUBIM PARAZGJEDHOR I BDI-se NE STRUGE

Me moton "Ne e mbajmë fjalën" mbrëmë në Strugë, Bashkimi Demokratik për Integrim e filloi fushatën zgjedhore me tubim parazgjedhor, në të cilin u prezantua kandidati i partisë për president të Republikës së Maqedonisë, Agron Buxhaku, si dhe kandidatët për kryetar komune dhe për këshilltarë të komunës.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se partinë e përbëjnë njerëz të cilët janë dëshmuar dhe të cilët dinë ta mbajnë fjalën e dhënë.

"Këtë e dëshmuam pas zgjedhjeve parlamentare 2006 kur nuk u respektua vullneti i popullit. Ne premtuan se do të respektohet vota juaj, se do të bëhemi zot të zërit të lirë të shqiptarëve. Atë e realizuam dhe tani pushteti u takon atyre që kanë legjitimitet nga populli", tha Ahmeti.

Ai theksoi se si parti do të bëjnë gjithçka që të mbahen zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe theksoi se BDI nuk do t'i nënshtrohet provokimeve nga partitë tjera.

Kandidati për president , Buxhaku theksoi se BDI çdoherë i plotëson premtimet e veta. "Nëse e fitoj besimin e qytetarëve, së pari do të angazhohem që Maqedonia të fitojë liberalizim të vizave dhe do të përpiqem kompromisi për emrin të arrihet sa më parë, me çka do të realizohet dëshira e BDI-së dhe e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së", tha Buxhaku.

Kryetari aktual i komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili për herë të dytë e kërkon besimin e qytetarëve, tha se nga qyteti dëshiron të bëjë qendër moderne turistike, e cila do të jetë tërheqëse për turistët e huaj gjatë tërë vitit.

"Gjatë katër viteve të kaluara kam bërë shumë, theksoi Merko, duke cekur se komuna e kthyer botxhin prej tre milionë euro dhe në projekte infrastrukturore, në kulturë, sport, arsim dhe sfera të tjera janë investuar 14 milionë euro.

Në tubim u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë nga dega e BDI-së në Strugë



 
   
   
     
     
 
LAJME TJERA:
[03.11.2009]
[05.03.2009] Buxhaku: Shteti multietnik ndertohet permes diversitetit
[03.03.2009] ZV/MINISTRESHA E ARSIMIT LINDITA QAZIMI VIZITOI OBJEKET E PERO NAKOV
[03.03.2009] TUBIM PARAZGJEDHOR I BDI-se NE STRUGE
[03.03.2009] Bejta: Bashkarisht do te realizojme synimet tona per Gostivarin
[01.03.2009] FJALIMI I KANDIDATIT PER PRESIDENT SHTETI z. AGRON BUHAKU NE KONVENTEN PROMOVUESE
[01.03.2009] NJOFTIM
[01.03.2009] Ministri Bajrami takohet me sekretarin e përgjithshëm te Keshillit te Evropes, Teri Dejvis
[28.02.2009] Qeveria miraton paket te ri: Sigurim shëndetësor për të gjitha kategoritë
[27.02.2009] MEXHITI PRET SHIRITIN E SHESHIT ADEM JASHARI
[27.02.2009] Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
[26.02.2009] MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
[26.02.2009] Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
[26.02.2009] Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
[26.02.2009] Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
[26.02.2009] RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT
[26.02.2009]

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

[25.02.2009] SHKUPI ATRAKTIV PER INVESTIMET TURKE
[24.02.2009] LIKA DEMANTON PDSH-ne
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
[23.02.2009] MINISTRIA E EKOLOGJISE ME EVN NIS AKSION PER SHENDETIN E NJERIUT
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter