FJALIMI I KANDIDATIT PER PRESIDENT SHTETI z. AGRON BUHAKU NE KONVENTEN PROMOVUESE
Te nderuar zonja dhe zoteri, motra e vellezer,
Ju falenderoj perzemersisht per besimin qe Ju, Bahkimi Demokratik per Integrim, Kryetari Ali Ahmeti, Kryesia, Keshilli i Pergjithshem dhe anetaret nga te gjithe strukturat e partise me dhate duke me kandiduar per President te Republikes te Maqedonise.
Ju siguroj qe do te angazhoj te tere kapacitetin tim, ashtu sic kam bere per tanime 8 vjet me rradhe, per te paraqitur, promovuar dhe mbrojtur misionin dhe vizionin e Ali Ahmetit, timin, te Bashkimit Demokratik per Integrim, per nje Maqedoni demokratike dhe multietnike, ku shqiptaret dhe te gjithe komunitetet te tjere joshimice do te jene te lire dhe te integruar ne vendin e tyre, per nje Maqedoni stabile, te pranuar dhe respektuar nga fqinjte, per nje Maqedoni te integruar ne NATO dhe ne Unionin Europian.
Siguroj te gjithe qytetaret e Maqedonise qe do te punoj pa u kursyer qe ky shtet, qe kaloi nje periudhe te veshtire tranzicioni, ky shtet i ri, te behet me te vertete nje shtet model, ku te gjithe qytetaret, pa mare parasysh origjinen etnike apo fetare, te ndjehen te lire, te barabarte dhe se bashku te perballojne sfidat e shumta me te cilat po ballafaqohemi ne rrugen e konsolidimit te brendshem dhe te jashtem.
Vizioni yne, puna jone e deritanishme per nje Maqedoni model sipas dispozitave dhe frymes te Marreveshjes te Ohrit, shumekujt, ne fillim, i dukej i paaritshem dhe joreal, ashtu sic shume kujt ne vitet 1990ta u dukej joreale dhe e paarithshme demokratizimi dhe anetarsimi i Shqiperise ne NATO, clirimi dhe pavarsimi i Kosoves.
Punet e medha nisen nga ide te medhaja, materializohen me veshtirsi te medha dhe pune te palodhshme, dhe une ndjehem krenar qe kam qene dhe mbetem bahkeudhetar i idealistit te madh, i luftetarit te madh per liri, barazim dhe demokraci, i Kryetarit tone te dashur dhe te nderuar, Ali Ahmetit.
Republika e Maqedonise gjendet ne udhekryq, si gjeografik, poashtu edhe strategjik dhe politik. Thuajse cdo vend, shtet dhe rajon ne bote ka pasur edhe histori te hidhur dhe te dhimbshme. Rralle shtet ne bote eshte krijuar dhe konsoliduar pa luftera dhe turbulenca. Rajoni i Ballkanit nuk ben perjashtim, me ate dallim qe lufterat, konfliktet dhe problemet jane te kohes me te re ne Kontinentin me te vjeter, i cili shume me pare i ka tejkaluar ata. Duhet qe te gjithe se bashku ne Maqedoni, te gjithe se bashku ne Ballkan, te marim shembelltyren e Europes te Bashkuar e cila nga ide dhe vizion u be realitet. Realitet ku nuk ka kufinj dhe bariera ne mes shteteve, ku popuj qe me shekuj kane luftuar njeri tjetrin punojne dhe jetojne ne nje Bashkesi unike me monedhe te perbashket, ku nuk u pengon gjuha dhe kultura e tjetrit, pork u perkundrazi, diversiteti etniuk dhe kulturor paraqet pasuri dhe jo hendikep.
Ashtu sic Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me pune dhe vepra, ne lufte dhe paqe, ndihmuan pa kursyer popujt europiane ne arritjen e paqes dhe mireqenies qe gezojne sot, SHBAte, shteti me demokratik dhe me i fuqishem ne bote, ka shtrire doren e ndihmes dhe perkrahjes shtetit tane dhe popujve tone. Kemi fatin e madh, qe gezojme perkrahjen dhe ndihmen si te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, poashtu edhe te Bashkimit Europian.
Ju siguroj Ju si dhe te gjithe qytetaret e Republikes te Maqedonise se, ashtu sic jam angazhuar dhe kam punuar deri tani, do te vazhdoj te punoj edhe me shume, ne rritjen e kesaj perkrahjeje por edhe te deshmoj qe ne shqiptaret, ne, te gjithe qytetaret e Maqedonise, e meritojme perkrahjen qe e kemi.
Do te angazhohem ne avancimin e marredhenieve me fqinjte, jo vetem si plotesim kriteri per anetarsim ne NATO dhe BE, por edhe si nevoje njerezore. Ashtu sic cdo njeri, cdo familje ka nevoje per fqinjte, ka nevoje te kete marredhenie te mira per te qene edhe vete mire, ashtu edhe Republika e Maqedonise ka nevoje te kete fqinje te mire dhe te jete fqinj i mire. Prej paraqitjes tone ne skenen politike dhe aktivitetet tona ne qeverisje, shumecka ka ndryshuar ne raportet me fqinjte. Une nuk jam aderues i politikes te proklamuar te Maqedonise te viteve 90 te shekullit te kaluar, te politikes se “equidistance”, te mbajtjes larg, ne distance te fqinjve. Angazhimi im ka qene dhe eshte per nje politike te “equi-rapprochement” te afrimit te te gjithe fqinjve duke tejkaluar fobite dhe mosbesimet e se kaluares. Eshte interes vital, jo vetem i shqiptareve, por i te gjithe qytetareve te Maqedonise, thellimi i marredhenieve, tanime shume te mira, me Republiken e Shqiperise, ndertim i rrugeve, hekurrudhes, largpercuesve te energjise ne Europen e Bashkuar dhe boten e globalizuar eshte kusht I domosdoshem per zhvillim dhe properitet. E njejta vlen edhe per Bullgarine, shtet tani me anetar i BE. Theksova fillimisht keta fqinj sepse ne te kaluaren, ne politikat e kaluara, marredheniet me Shqiperine dhe Bullgarine nuk kane qene ne nivel te duhur.
Eshte jo vetem domosdoshmeri, por edhe nevoje dhe interes i Maqedonise, pas njohjes te pavarsise, edhe vendosja e marredhenieve diplomatike me Kosoven, shtetin me te ri ne Europe. Bashkepunimi i gjithmbarshem me Kosoven do te kontribuon ne stabilizimin dhe perparimin te te dy shteteve tona.
Shpresoj qe procesi i demokratizimit te Serbise do te avancoje sa me shpejt, qe Serbet te hekin dore nga mitologjite dhe enderrat e te kaluares, te pranojne realitetet e reja ne Ballkan dhe se bashku me ne, t’i drejtohen Europes, arrdhmerise dhe prosperitetit.
Greqia vazhdimisht, dhe sidomos kur kryesoi Bashkimin Europian, me deklaraten e Samitit te Selanikut, ka perkrahur integrimin e rajonit te Ballanit perendimor ne strukturat euro dhe euro-atllantike. Une do te angazhohem maksimalisht qe kompromisi i pritur dhe i sugjeruar nga miqte tane nderkombetar ne lidhje me emrin e shtetit tone te arrihet sa me shpejt, qe sa me shpejt te hiqet pengesa per anetarsim ne NATO, qellim strategjik paresor i BDI dhe i te gjithe partive serioze ne vend dhe deshire e shumices dermuese te qytetareve te Maqedonise.
Do te angazhohem edhe ne drejtim te fillimit sa me te shpejte te bisedimeve per anetarsim ne Bashkimin Europian, per hapa me te pershpejtuar ne drejtim te reformave te nevojshme. Hapi i pare konkret do te ishte liberalizimi i regjimit te vizave qe do tu mundesonte qytetareve tane te udhetojne lirshem neper Europe, per te vizituar te afermit e tyre qe jetojne dhe punojne atje. Heqja e vizave do t’u mundesonte te rinjve tane qe te shohin, ndjejne Europen, te mund te studjojne dhe avancojne ne Univerzitetet me te vjetra dhe me te mira. Izolimi qe vjen nga pamundesia e levizjes se lire vetem se mbjell ksenofobi dhe ndjenje inferioriteti dhe nuk du ate besoj se, pas plotesimit te kushteve teknike dhe administrative, Europa do t’ju refuzoje qytetareve te Maqedonise nje liri qe vete e ka promovuar dhe etabluar, lirine e qarkullimit te lire.
Do te angazhohem per reformimin dhe modernizimin e metejme te Forcave te armatosura, sipas standardeve te NATOs duke patur parasysh edhe rrethanat karakteristike te vendin tone, sic eshte edhe plotesimi deri ne fund i dipozites kushtetuese te perfaqsimit te drejte dhe proporcional te te gjithe komuniteteve ne armate.
Me perfaqsim te denje te shtetit kudo ne bote, mund te arrihet edhe forcimi I kredibilitetit te Maqedonise, me avancimin e marredhenieve bilaterale dhe multilaterale do te kontribuoja edhe ne avancimin e marredhenieve ekonomike, ne rritjen e investimeve ne nje periudhe te veshtire te krizes financiare dhe ekonomike qe ka kapluar boten, por qe shpresoj dhe besoj qe do te tejkalohet shpejt.
Te nderuar,
Shpresa, idealet, besimi ne vete dhe ne misionin tone na ka udhehequr dhe karakterizuar deri me tani, duke shtuar edhe optimizmin tim personal. Ajo qe ka qene dhe mbetet shume me rendesi, me e rendesishmja per qytetaret tane, per perkrahesit tane, eshte se NE E MBAJME FJALEN.
Ju falenderoj per vemendjen,