Ministri Bajrami takohet me sekretarin e përgjithshëm te Keshillit te Evropes, Teri Dejvis

Në kuadër të konferencës dyditore “Investimi në kohezionin social – investim në stabilitet dhe mirëqenie të shoqërisë”, që u mbajt në Moskë, në organizim të Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zhvillimit Social të Rusisë, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami u takua me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Teri Dejvis, si dhe me kolegen e tij Tatjana Golikova, ministre e Shëndetësisë dhe Zhvillimit Social të Rusisë. Në këtë takim janë shkëmbyer përvojat pozitive dhe politikat në resorët që janë nën kompetencë të tyre, ndërsa është biseduar edhe për përforcimin e kohezionit social, si dhe për kapacitetin e shoqërive që të arrihet, mbahet dhe të ruhet mirëqenie e të gjithëve.

Në fakt, në Moskë në këto dy ditët e kaluara të Konferencës së Parë të ministrave për kohezionin social është ripërtëritur debati për rëndësinë e kohezionit social për shoqëritë evropiane në kontekst të globalizmit dhe krizës ekonomike. Po ashtu, në këtë konferencë është bërë fjalë edhe për nivelin e investimeve që nevojitet për t’u garantuar stabilitet social, i bazuar në qasje të barabartë të të gjithëve në mundësitë dhe të drejtat sociale.
 
Në këtë konferencë përpos delegacionit nga Republika e Maqedonisë, që udhëhiqet nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami, ishin të pranishme edhe delegacione të larta nga Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Qiproja, Hungaria, Irlanda, Danimarka, Kroacia, Çekia, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Mali i Zi, Malta, Letonia, Italia,  Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Federata Ruse, San Marino, Serbia, Sllovakia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe.  

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami me një pjesë të tyre ka realizuar takime bilaterale me të cilët ka shkëmbyer përvojat pozitive në sferën e politikës sociale.

Përpos delegacioneve shtetërore, në konferëncë kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, si dhe përfaqësues të Komitetit të Ministrave, kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale në kuadër të Këshillit të Evropës, Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe Komisari për të drejtat e njeriut.



 
   
   
     
     
 
LAJME TJERA:
[03.11.2009]
[05.03.2009] Buxhaku: Shteti multietnik ndertohet permes diversitetit
[03.03.2009] ZV/MINISTRESHA E ARSIMIT LINDITA QAZIMI VIZITOI OBJEKET E PERO NAKOV
[03.03.2009] TUBIM PARAZGJEDHOR I BDI-se NE STRUGE
[03.03.2009] Bejta: Bashkarisht do te realizojme synimet tona per Gostivarin
[01.03.2009] FJALIMI I KANDIDATIT PER PRESIDENT SHTETI z. AGRON BUHAKU NE KONVENTEN PROMOVUESE
[01.03.2009] NJOFTIM
[01.03.2009] Ministri Bajrami takohet me sekretarin e përgjithshëm te Keshillit te Evropes, Teri Dejvis
[28.02.2009] Qeveria miraton paket te ri: Sigurim shëndetësor për të gjitha kategoritë
[27.02.2009] MEXHITI PRET SHIRITIN E SHESHIT ADEM JASHARI
[27.02.2009] Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
[26.02.2009] MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
[26.02.2009] Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
[26.02.2009] Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
[26.02.2009] Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
[26.02.2009] RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT
[26.02.2009]

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

[25.02.2009] SHKUPI ATRAKTIV PER INVESTIMET TURKE
[24.02.2009] LIKA DEMANTON PDSH-ne
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
[23.02.2009] MINISTRIA E EKOLOGJISE ME EVN NIS AKSION PER SHENDETIN E NJERIUT
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter