Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Çdo kohë ka heronjtë e vet, por jo të gjithë njerëzit mund të jenë hero në kohën e tyre. Që moti, heronjtë nuk i kemi njohur vetëm prej numrit të viteve , por edhe për personalitetin e liderëve që i kanë karakterizuar ato, dhe në bazë të veprave me të cilat ato e kanë ndërtuar të ardhmen e popujve të tyre. Por gjithashtu historia është e mbushur edhe me fytyra që gabimisht e kanë lexuar kalendarin e kohës së tyre, që gabimisht i kanë zbuluar shenjat në kohën që ato kanë vepruar, me çka ato e kanë humbur ardhmërinë e popullit të vet. Kjo shpesh ka ndodhur edhe në këtë Ballkan, dhe në këto hapësira, dhe atë jo shumë herët por fundin e shekullit të kaluar.
Maqedonia e sotme e jeton kohën e saj të re, ajo po shënon kalendarin e mbas marrëveshjes së Ohrit, që shënoi fillim të ndërtimit të marëdhënieve të reja në shtet që japin shpresë se e sotmja është urë e mirë që do na shpie në një ardhmëri të mirë për të gjithë ne që jetojmë në këtë shtet.
Gjegjësisht, varet nga liderët dhe nga ato që qëndrojnë në pozicionet e larta që hapin rrugën për ardhmëri më të mirë . Pra, si do të jetë ardhmëria e Maqedonisë më së shumti do të varet nga heronjtë e kohës së sotme, nga ato që do të dinë drejtë ta lexojnë kalendarin e epokës së sotme që e karakterizojnë proceset e ndërtimit të shtetve që nuk do ti mbyllin popujt dhe vlerat e tyre, por do të shërbejnë atyre sa tu mundësojnë qytetarëve të tyre të jenë qytetarë të të gjithë botës.
Këtyre trojeve i duhen liderë që e njohin shenjën më të njohur të kalendarit të sotëm shoqëror, a që duhet të tregoj rrugën më të shkurtë për integrim të vendit në strukturat evrio atlantike. Maqedonisë sot i duhen liderë që kanë kuptuar se kjo botë është ylber me vlera të ndryshme, me etnitete të ndryshme, shumicë të kulturave dhe religjioneve, dhe si i tillë ai nuk do ti pranojë pamjet e njëanshme të botës, ashtu siqë nuk i pranon nijansat bardhë e zi të së vërtetës.
Shteteve multietnike, multireligjioze, dhe multikulturore i duhen liderë që mund ta prezentojnë atë shumicë të vlerave, që mund të na dërgojnë rrugës për krijimin e vlerave të përbashkëta me të cilën do na njohi e gjithë bota dhe do krenohemi.
Pa dyshim që çdo kohë ka heronjtë e vet, dhe çdo kohë duhet të ketë liderët që do e lexojnë drejtë kalendarin në të cilin jetojnë. Sot shteteve të ballkanit nuk i duhen liderë që jetojnë në të djeshmen, që ende nuk e kanë kaluar të kaluarën, që ende nuk kan kuptuar se e tashmja ësht arë që duhet të mbjelli farë nga e cila do të rritet ardhmëria. Prej këtu Maqedonisë i duhen liderë që dijnë se e sotmja jonë prehet mbi temelet e së kaluarës, kurse ardhmëria do të prehet mbi temelet që ne do të betonojmë në Maqedoninë e sotme.
Kurse themelet e këtij shteti do të jenë të fortë nëse ndërtuesit janë ato që besojnë në shumëngjyrshmërinë e këtij shteti, që besojnë në shumë ngjyra në të cilën prehet bota jonë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Maqedoninë nga marrëveshja e Ohrit, për një Maqedoni, që ndërtues duhet të jenë ato kanë vizionë të qartë për atë, që domethënë të ndërtosh shtet ku grupet e ndryshme nuk do të jenë as përparësi as hendikep për të realizuar idealet e veta dhe të kontribosh për të mirën e gjithë shoqërisë.
Maqedonia sot, më shumë se kurrë , ka nevojë për vizionerë të cilët kanë kuptuar se proceset integruese evroatlantike, duhet të fillojnë nga këtu, nga toka jonë. Gjegjësisht, Maqedonisë sot i duhen liderë që kanë kuptuar se në Evropën e integruar shkohet me integrim të mbrendshëm të të gjithë qytetarëve në shtet, me integrim të mbrendshëm të të gjithë qytetarëve në këtë Ballkan, se në Evropën pa kufi , shkohet me eleminim te kufijëve në këtë Ballkan, dhe mbi të gjitha me fshirjen e kufive në ndërgjegjen tonë etnike të cilën e kemi të mbingarkuar me paragjykime dhe jobesim ndaj të tjerëve. Maqedonia mundet të shkojë përpara vetëm me liderë dhe njerëz që dinë se bota është aq e gjërë sa që të mund ti fshish kufijtë në vete, atë kufij që të pengojnë të kuptosh se bota është e bukur për shkak të ndyshimeve në mes njerëzve që jetojmë në të. Dhe se ajo botë do të jetë monotone kur në atë botë do të jetonin vetëm ashtu që flasin si ne, që mendojnë si ne, botë ku vlen vetëm drejtësia jonë, ku duhet gjithë të na besojnë vetëm neve, që duhet të ketë kuptim vetëm për ne.