Sot ne ambientet e grupit parlamentar te Bashkimit Demokratik per Integrim, Kryetari Ali Ahmeti priti ne nje takim rasti ish - Presidentin e Shqiperise, z. Alfred Mojsiu, i cili merr pjese ne Forumin e Katert Nderkombetar te Lidereve me temen "Vlerat Tona te Perbashketa" qe mbahet ne shenje perkujtimi te pesevjetorit te vdekjes se kryetarit te Maqedonise, Boris Trajkovski.
Kryetari Ahmeti njoftoi ish - Presidentin Mojsiu per klimen politike ne vend, per te arriturat e BDI-se ne koalicionin qeverises, per klimen e pershtatshme per sa i perket implementimit te metutjeshem te Marreveshjes se Ohrit, avancimin e metutjeshem te statusit te shqiptareve ne Maqedoni si dhe punet e projektet e shumta qe presin per tu realizuar.
Zoti Mojsiu vleresoi zhvillimet politike ne rajon me theks te vecant perspektiven evro- Atlantike te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise, si dhe shprehu mirenjohje per projektet e realizuara si Muzeu i UCK-se, Organizimin e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit, Rruga e Arberit, hapjen e dy Fakulteteve te USHT se ne Kumanove dhe shume nisma tjera qe deshmojne per klimen politike dhe mirekuptimin mes komuniteteve ne Maqedoni…
Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti duke vleresuar rendesine e zgjedhjeve te 22 marsit informoi ish-presidentin Moisiu per pergatitjet e bera dhe masat e marra qe aktoret politike ne kete gare dhe vete Maqedonia te permbushin standartet dhe pritjet qe shteti yne duhet te arrije ne kete prove dhe test te rendesishem per integrimin e Maqedonise ne NATO dhe BE.
Te dy bashkebiseduesit rane dakord se anetaresimi i Shqiperise edhe formalisht ne NATO do te jete edhe nje garanci me shume per vendet e rajonit perfshi ketu edhe Kosoven dhe Maqedonine, si aspirante serioze per ne aleancen e madhe veriatlantike.
Ne fund te qendrimit te tij ne Shkup, z Alfred Moisiu vizitoi Muzeun e Lirise dhe vendose lule te shtatorja e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe.