Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
Kryetari i komunës së Tetovës, Hazbi Lika në një takim me gazetarët ka pohuar se ish drejtori i “poletit”, i arrestuar ditë më parë nuk ka qenë këshilltar i tij duke hedhur poshtë të gjitha informacionet e publikuara në disa media.
Sipas tij, ai një kohë ka qenë drejtor dhe pas asaj një periudhë të shkurtër ka qenë këshilltar për regullimin e komunikacionit kurse para një viti ai është larguar. Për fajësinë ose pafajësinë e tij do të vendosin organet e drejtësisë. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet që i ka bërë.
Kreu i Tetovës, gjithashtu kërkoi nga mediumet që më objektivisht dhe drejpërsëdrejti të informohen për punën e Komunës së Tetovës, dhe pastaj të publikojnë informacionet.