LIKA DEMANTON PDSH-ne

Kreu i Komunës së Tetovës, Hazbi Lika hodhi poshtë akuzat e shumta të bëra këto ditë nga partia shqiptare në opozitë, se komuna nuk po realizon projektet për sallat sportive dhe pishinën olimpike në Tetovë.

Lika tha se komuna e Tetovës ka dhënë lejen e ndërtimit si dhe ka kompletuar dokumentacionin për këto projekte, dhe punët janë duke u zhvilluar normalist. Lika tha se po ashtu janë liruar nga taksat komunale edhe ndërtimet e sallave sportive të disa shkollave fillore dhe atyre të mesme në Tetovë. Ndërsa përsa i përket pishinës olimpike, ai tha se po kërkohet vendi ku ajo do të ndërtohet. Lidhur me sallës sportive të Universitetit të Tetovës, projekti është në dorë të drejtuesve të Universitetit të cilët nuk e kanë sjellë ende për rishikim dhe nënshkrim në Komunën e Tetovës. Hazbi Lika, hodhi poshtë si të pavërteta spekulimet se drejtori i Poletit i arrestuar për shpërdorime, është këshilltar i tij. Lika tha se ai nuk e ushtron më këtë detyrë prej 1 viti, ndërsa për fajësinë apo pafajësinë e tij do vendosin organet kompetente.

“Ne deri më tani asnjë projekti i cili ka qenë dhe është në interes të qytetarëve të Komunës së Tetovës, nuk kemi hezituar që të punojmë që ato të realizohen sa më shpejt. Domethënë kemi zhvilluar të gjithë procedurat e nevojshme për realizimin e këtyre projekteve dhe përgatitjen e dokumentacionit. Ne kemi përpiluar projektet dhe kemi miratuar në këshill, lirimin nga taksat komunale për ndërtim. Këtë e kemi bërë edhe për sallën e Porojit edhe për stadiumin sportiv në qendrën sportive. Dy muaj apo më shumë USHT e ka projektin në dorë dhe nuk e lëshon që ta shohim edhe ne të komunës me pa se çfarë normash janë vendosur në kontratë e cila duhet të nënshkruhet edhe nga ne”, deklaroi Hazbi Lika, kryetar i komunës së Tetovës.

 



 
   
   
     
     
 
LAJME TJERA:
[03.11.2009]
[05.03.2009] Buxhaku: Shteti multietnik ndertohet permes diversitetit
[03.03.2009] ZV/MINISTRESHA E ARSIMIT LINDITA QAZIMI VIZITOI OBJEKET E PERO NAKOV
[03.03.2009] TUBIM PARAZGJEDHOR I BDI-se NE STRUGE
[03.03.2009] Bejta: Bashkarisht do te realizojme synimet tona per Gostivarin
[01.03.2009] FJALIMI I KANDIDATIT PER PRESIDENT SHTETI z. AGRON BUHAKU NE KONVENTEN PROMOVUESE
[01.03.2009] NJOFTIM
[01.03.2009] Ministri Bajrami takohet me sekretarin e përgjithshëm te Keshillit te Evropes, Teri Dejvis
[28.02.2009] Qeveria miraton paket te ri: Sigurim shëndetësor për të gjitha kategoritë
[27.02.2009] MEXHITI PRET SHIRITIN E SHESHIT ADEM JASHARI
[27.02.2009] Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
[26.02.2009] MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
[26.02.2009] Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
[26.02.2009] Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
[26.02.2009] Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
[26.02.2009] RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT
[26.02.2009]

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

[25.02.2009] SHKUPI ATRAKTIV PER INVESTIMET TURKE
[24.02.2009] LIKA DEMANTON PDSH-ne
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
[23.02.2009] MINISTRIA E EKOLOGJISE ME EVN NIS AKSION PER SHENDETIN E NJERIUT
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter