Ali Ahmeti takon ambasadoren znj. Nikole Wyrsch
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti priti sot në vizitë pune ambasadoren e Zvicrës ne Shkup, znj. Nikole Wyrsch me c’rast u bisedua për zhvillimet politike ne vend dhe ne rajon.
Z. Ahmeti njoftoi bashkëbiseduesen me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato lokale që do të mbahen më 22 mars 2009 dhe angazhimin e BDI-së që këtë test dhe provë si për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje, ashtu edhe për Maqedoninë si shtet.
Kryetari Ali Ahmeti theksoi edhe njeherë domosdoshmërinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve që dalin në rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe marrje të datës së bisedimeve për aderim në BE si alternative e vetme që garanton stabilitet dhe siguri ne rajon, gjithnjë duke kërkuar kycjen edhe më aktive të komunitetit ndërkombëtarë në zgjidhjen e kontestit rreth emrit që Maqedonia ka me Greqinë.
Ambasadorja Wyrsch duke shprehur respektin për qytetaret nga Maqedonia që jetojnë dhe punojne ne Zvicër si bashkësi e rëndësishme dhe e vlerësuar. Ajo, ne vazhdim, shfaqi interes për ecuritë e zhvillimeve politike ne vend me theks të veçante përsa i përket implementimit te Marrëveshjes së Ohrit dhe dialogut ndër-etnik si forma më e mirë për zgjidhjen e problemeve.
Z. Ahmeti informoi ambasadoren për fazat e implementimit të Marreveshjes se Ohrit duke theksuar faktin se ne vend ekziston klime e përshtatshme dhe vullnet i mirë për përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky dokument, por se edhe mjaft punë kanë mbetur për t’u bërë, duke vënë në pah faktin se MO duhet ende te jetë në vëmendje të komunitetit ndërkombëtar si shansi më I mirë i vendit për siguruar stabilitet të qëndrueshëm, paqe mes komuniteteve dhe qytetarëve dhe rrugëtim të suksesshëm drejt integrimeve evro-atlantike të Maqedonisë.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se zgjedhjet e 22 marsit do të jenë testi vendimtar prej të cilit do të varen shume procese dhe projekte dhe ritheksuan nevojën e dialogimit të përhershëm mes të gjitha forcave politike dhe institucionale.
Zyra per Informim
Bashkimi Demokratik per Integrim