Dedikuar:
Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi,
Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi,
Presidentit të Kosovës, z. Fatmir Sejdiu
TELEGRAM URIMI
Kosova para një viti u shpall e lirë, sovrane dhe e mosvarme.
Këtë ditë e kemi pritur dhe për këtë ditë kanë punuar, kanë luftuar dhe kanë sakrifikuar shumë e shumë breza.
Lindja e shtetit të ri të Kosovës është kurorëzim i aspiratave shekullore të mbarë popullit shqiptar.
Deklarata e pavarësisë që e shpallët para një viti mishëron asparitat e gjithë kombit.
Sot feston gjithë populli shqiptar, feston Shqipëria, feston Kosova, po ashtu festojmë edhe ne, shqiptarët e Maqedonisë.
Në emrin tim dhe në emrin e gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim Ju uroj Juve, Qeverisë së Kosovës dhe mbarë popullit të shtetit më të ri në Evropë, gëzuar një vjetorin e pavarësisë!
Uroj që Kosova të ec shpejt dhe fuqishëm drejt ndërtimit të shtetit demokratik, institucioneve funksionale dhe të qëndrueshme, të përparuar dhe të integruar në familjen e madhe te shteteve te Evropës së bashkuar.
Gëzuar!
Me respekt,
Ali Ahmeti,
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim