TAKIM I KRYETARIT TE BDI-se ALI AHMETI ME KRYEMINISTRIN THACI

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimit thanë për ALSAT se kanë biseduar për bashkëpunimin e Maqedonisë dhe Kosovës, zhvillimet në rajon ndërsa me theks të veçantë kanë biseduar edhe për zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale që do të mbahen më 22 mars në Maqedoni.

"Biseduam edhe për zhvillimet në Kosovë e Maqedoni për të ardhmen e të dy vendeve tona, unë përgëzova z.Ahmetin për rolin udhëheqës dhe konstruktiv, natyrisht se tani Maqedonia është në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale dhe interesi i të gjithë njerëzve është që këto zgjedhje të jenë të lira , fer dhe demokratike për çka unë besoj se z.Ahmeti dhe gjithë lidershipi shqiptar në Maqedoni do të luajnë rolin e tyre aktiv. Unë nuk dua të flas vetëm për një etni por me rëndësi ëshët që zgjedhjet të jenë të lira, fer e demokratike, të respektuara, të pranuara nga i gjithë spektri politik, për çka unë besoj plotësisht në angazhimet dhe përkushtimet e z.Ahmeti dhe të tjerëve.", deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se e kishte siguruar kryeministrin Thaçi se partia e tij angazhohet maksimalisht që zgjedhjet e pranverës në Maqedonim të jenë të lira, fer dhe demorkatike pa i frikësuar njerëzit, të gjithë njerëzit të demonstrojnë vullnetin e tyre të lirë.

"Gjithashtu e njoftova z.Thaçi për takimet, kontaktet që mbaj unë edhe me partitë opozitare në vend sa i takon partive shqiptare. Ne jemi të interesuar të përshpejtohet vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës, do të ishte në të mirë të dy vendeve, procesi nuk duhet të jetë shumë i largët dhe në një të ardhme të afërt do të vendosen marrëdhënie diplomatike.", theksoi Ahmeti.

Ahmeti tha për ALSAT tha se  në zgjedhjet e 22 marsit do të bashkëpunojë me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE-në.

"BDI-ja aty ku ka interesa do të ofrojë bashkëpunim me partitë tjera në këtë rast me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE-në dhe ndihma mund të jetë reciproke në këtë drejtim", shtoi ai.

Kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaçi duke folur për punën e institucioneve të Kosovës në prag të shënmimit të 1 vjetorit të pavarësisë tha se 2008-ta për Kosovën ishte vit historik ndërsa 2009 do të jetë vit i vazhdimit të suksesit dhe hapjes së perspektivës të sigurtë të Kosovës për integrim në strukturat e BE-së dhe NATO-s.



 
   
   
     
     
 
LAJME TJERA:
[03.11.2009]
[05.03.2009] Buxhaku: Shteti multietnik ndertohet permes diversitetit
[03.03.2009] ZV/MINISTRESHA E ARSIMIT LINDITA QAZIMI VIZITOI OBJEKET E PERO NAKOV
[03.03.2009] TUBIM PARAZGJEDHOR I BDI-se NE STRUGE
[03.03.2009] Bejta: Bashkarisht do te realizojme synimet tona per Gostivarin
[01.03.2009] FJALIMI I KANDIDATIT PER PRESIDENT SHTETI z. AGRON BUHAKU NE KONVENTEN PROMOVUESE
[01.03.2009] NJOFTIM
[01.03.2009] Ministri Bajrami takohet me sekretarin e përgjithshëm te Keshillit te Evropes, Teri Dejvis
[28.02.2009] Qeveria miraton paket te ri: Sigurim shëndetësor për të gjitha kategoritë
[27.02.2009] MEXHITI PRET SHIRITIN E SHESHIT ADEM JASHARI
[27.02.2009] Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
[26.02.2009] MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
[26.02.2009] Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
[26.02.2009] Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
[26.02.2009] Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
[26.02.2009] RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT
[26.02.2009]

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

[25.02.2009] SHKUPI ATRAKTIV PER INVESTIMET TURKE
[24.02.2009] LIKA DEMANTON PDSH-ne
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
[23.02.2009] MINISTRIA E EKOLOGJISE ME EVN NIS AKSION PER SHENDETIN E NJERIUT
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter