Sot me date 2 shkurt 2009 ne zyrat e Bashkimit Demokratik per Integrim, kryetari i partise z.Ali Ahmeti i shoqeruar nga sekretari per marrdhenie me jashte dhe njekohesisht kandidat per president z.Agron Buxhaku, priti ne takim pune z. Jonas Jonsson, udheheqes i njesise per Ballkanin perendimor te Keshillit te UE dhe z.Terkel Petersen, pergjegjes per Maqedoni dhe Shqiperi ne sekretariatin e Keshillit te UE.
Mysafiret nga Europa u interesuan per gjendjen aktuale politike ne vend, per zgjedhjet e ardhshme presidenciale-lokale si dhe vlersimet e z.Ahmeti per gjendjen politike dhe te sigurise ne vend dhe rajon.
Z.Jonsson ritheksoi rendesine e mbarrevajtjes se zgjedhjeve te 22 marsit per rrugen e Republikes se Maqedonise drejt integrimit ne UE si dhe te plotsimeve te kushteve te tjera te kerkuara nga Komisioni Evropian.
Z.Ahmeti siguroi funksionaret Evropian se Bashkimi Demokratik per Integrim ne te kaluaren ka dhene prova per angazhim dhe organizim serioz per zgjedhje te lira, demokratike dhe te pranueshme per te gjithe. Ne kuader te partise dhe qeverise jane duke u bere pergaditje te nevojshme qe qytetareve t’ju mundesohet qe lirshem te shprehin vullnetin e tyre, sepse zgjedhjet e lira nuk jane vetem obligim ndaj Brukselit por dhe ndaj qytetareve.
Kryetari Ahmeti shprehu optimizem ne stabilizimin e metejme te gjendjes politike dhe te sigurise ne rajon qe institucionet e reja Kosovare me ndihmen e Komunitetit nderkombetar dita dites po forcohen, dhe shqiptaret ne te gjithe shtetet qe jetojne ne Ballkanin Qendror jane unik ne percaktimin per integrim ne NATO dhe UE si alternative e vetme per paqe, stabilitet dhe zhvillim te qendrueshem.
Sa u takon zgjedhjeve presidenciale, z.Ahmeti informoi bashkebiseduesit se BDI kishte ide shume vizionare per perkrahje te nje kandidati te mundshem nga dy komunitetet me te medha per president qe ne te ardheshmen te jete edhe shqiptar, mirepo fatekeqesisht u tregua se ende nuk ka gadishmeri per nje hap te tille i cili do te forconte kohezionin e vendit.
Z.Ahmeti theksoi se pengese serioze per integrim te Maqedonise ne NATO dhe EU paraqet kontesti per emrin me Greqine dhe kerkoi nje angazhim te drejteperdrejte nga UE per gjetjen e nje zgjidhje te kesaj qeshtjeje.
Kryetari I BDI-se vleresoi larte angazhimin e zyres se UE ne Shkup, posacerisht ambasadorin E.Fouere duke siguruar se BDI eshte e gatshme qe bashkepunimi i afert te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Zyra per Informim
Bashkimi Demokratik per Integrim