KRYETARI I BDI-se AHMETI PRITI ADMIRALIN FITZGERALD

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme  30.01.2009 (e premte) është takuar me Admiralin Mark Fitzgerald, Komandant i Komandës së forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli dhe Komandant i Forcave detare të Shteteve të Bashkuara në Evropë, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni.

 

 

Në takim me delegacionin e NATO-s te udhehequr nga admirali Fitzgeral morren pjesë sekretari per marredhenie me jashte dhe integrime i Bashkimit Demokratik për Integrim njeheresh kandidat per president të shtetit ne zgjedhjet e 22 marsit z. Agron Buxhaku dhe nënkyetari I BDI-së z. Rafis Aliti.

Gjatë takimit të frytshëm, Admirali Fitzgerald është interesuar për rrjedhën e proceseve politike, funksionimin e koalicionit qeveritar, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, organizimin e zgjedhjeve te ardheshme locale dhe presidenciale duke ritheksuar që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për rrugën e mëtejme të Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Komandanti Fitzgerald, i informuar për vizitën e parakohshme të Kryetarit të BDI-së në Prishtinë u interesua për vlerësimet e z. Ahmeti në lidhje me situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në shtetin fqinj. Admirali Fitzgerald u interesua edhe për rrjedhat e fundit në lidhje me të ashtuquajturat “raste të Hagës”.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka shprehur bindjen se përmes përpjekjeve për reforma , Maqedonia do të ketë sukses në rrugëtimin e saj drejt integrimit në NATO dhe BE. Në aspektin e funksionimit të koalicionit qeveritar, Ali Ahmeti theksoi që koalicioni nuk ka probleme të mëdha dhe se marrëveshja për koalicionim po respektohet. Sa u përket zgjedhjeve të 22 marsit BDI si gjithnjë është më se e interesuar që këto zgjedhje të kalojnë në frymën demokratike dhe të mos përsëriten incidentet e zgjedhjeve të kaluara. Për të kontribuar në këtë drejtim z. Ahmeti informoi z. Fitzgerald për takimet që ka pasur dhe do të vazhdojë ti ketë me liderët e partive garuese.


Z. Ahmeti shprehu vlerësimin e tij për mbarëvajtjen e procesit të forcimit të institucioneve shtetërore në Republikën e Kosovës dhe falemnderoi admiralin Fitzgerald për kontributin e madh që ka dhënë dhe vazhdon të japë NATO për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe më gjërë. Kryetari Ahmeti shprehu optimizëm se problemet ekzistuese do të zgjidhen me një bashkëpunim të theksuar mes institucioneve kosovare dhe bashkësisë ndërkombëtare. Kryetari i BDI-së shprehu Komandantit Fitzgerald brengosjen për zhvillimet e  fundit në luginën e Preshevës dhe keqardhje për politkën tejet të gabuar të Sërbisë ndaj popullatës shqiptare që ndikon negativisht tek popullata shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, një politikë e tillë e Sërbisë nuk kontribon në raportet mes fqinjëve.

Sa u përket “rasteve të Hagës”, z. Ahmeti ritheksoi qëndrimin e njohur të partisë që drejton se këta raste përfshihen me ligjin për amnesti dhe se tanimë janë formuar grupe punuese për shqyrtimin e kësaj situate.

Të dy delegacionet u dakorduan se zgjedhjet e 22 marsit jane vendimtare për vendin dhe se bashkëpunimi mes partnerëve të koalicionit të dy komuniteteve më të mëdha në vend është me rëndësi për stabilitetin dhe paqën në vend dhe rajon.

Z. Fitzgerald kandidatit për President të Shtetit z. Agron Buxhaku i uroi sukses ne zgjedhje ndersa Kryetarit të Bashkim it Demokratik për Integrim si mirënjohje për angazhimin e tij për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO i dhuroi amblemën e tij personale si Komandant i Komandës së forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli dhe Komandant i Forcave detare të Shteteve të Bashkuara në Evrope.

 



 
   
   
     
     
 
LAJME TJERA:
[03.11.2009]
[05.03.2009] Buxhaku: Shteti multietnik ndertohet permes diversitetit
[03.03.2009] ZV/MINISTRESHA E ARSIMIT LINDITA QAZIMI VIZITOI OBJEKET E PERO NAKOV
[03.03.2009] TUBIM PARAZGJEDHOR I BDI-se NE STRUGE
[03.03.2009] Bejta: Bashkarisht do te realizojme synimet tona per Gostivarin
[01.03.2009] FJALIMI I KANDIDATIT PER PRESIDENT SHTETI z. AGRON BUHAKU NE KONVENTEN PROMOVUESE
[01.03.2009] NJOFTIM
[01.03.2009] Ministri Bajrami takohet me sekretarin e përgjithshëm te Keshillit te Evropes, Teri Dejvis
[28.02.2009] Qeveria miraton paket te ri: Sigurim shëndetësor për të gjitha kategoritë
[27.02.2009] MEXHITI PRET SHIRITIN E SHESHIT ADEM JASHARI
[27.02.2009] Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
[26.02.2009] MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
[26.02.2009] Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
[26.02.2009] Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
[26.02.2009] Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
[26.02.2009] RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT
[26.02.2009]

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

[25.02.2009] SHKUPI ATRAKTIV PER INVESTIMET TURKE
[24.02.2009] LIKA DEMANTON PDSH-ne
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
[23.02.2009] MINISTRIA E EKOLOGJISE ME EVN NIS AKSION PER SHENDETIN E NJERIUT
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter