Sot, më 28. 01 .2009, në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti priti ambasadorin e BE-së në Maqedoni z. Erwan Fuere.
Kryetari Ahmeti falënderoi euroambasadorin Fuere për kontributin që ka dhënë në arritjen e zgjidhjeve të rëndësishme në momente vendimtare për vendin dhe rajonin.
Z. Ahmeti njoftoi mysafirët për inciciativën e tij që ti takojë liderët e partive politike në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale që elektoratit tu bëhet apel që këto zgjedhje me rëndësi për vendin duhet të jenë të qeta, të lira dhe të pranueshme për të gjithë.
Kryetari Ahmeti siguroi ambasadorin e BE-së që Bashkimi Demokratik për Integrim si gjithnjë mbetet e angazhuar për plotësimin e kritereve për fillim të negociatave për aderim në Bashkimin Europian si një nga prioritetet kryesore të partisë. Vlerësimet të dhëna në raportin e komisionit evropian do të jenë udhërëfyes për funkcionarët dhe anëtarët e BDI-së në të ardhmen, duke punuar edhe më shumë për t’i permbushur kriteret e nevojshme që do të na hapte rrugën për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.
Sa u takon përgaditjeve të zgjedhjeve të ardhshme, presidenciale dhe ato lokale z. Ahmeti tha që këto zgjedhje janë vendimtare për vendin dhe në keto zgjedhje nuk duhet të përsëriten parregullsi si në zgjedhjet e kaluara dhe duhet të kalojne në frymë demokratike sipas të gjitha standardeve dhe se Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet plotësisht që zgjedhjet të jenë të ndershme, të lira dhe demokratike. Asnjëherë, në asnjë proces zgjedhor, BDI duke pasur mbështetjen e shumicës të shqiptarëve në Maqedoni dhe duke pasur parasysh interesin e pëmbushjes së këtij kriteri shumë me rëndësi për avancim të demokracisë në vend, nuk ka qenë e interesuar të prish dhe dhunon zgjedhjet. BDI do i nis aktivitetet partiake në bazë për tu pergaditur sa me mirë, për të propozuar kandidate sa me të denjë, duke marrë parasysh punën e deritanishme të dëshmuar me raportet e degëve dhe kryetarëve të komunave që i udheheq BDI.
Kryetari Ahmeti poashtu përmendi vizitat e fundit që ka realizuar në Shqipëri dhe Kosovë ku ka qenë i pritur nga Kryeministrat e këtyre dy shteteve, Kryetarët e shteteve dhe nga Kryetaret e Parlamenteve me crast janë shkëmbyer ide të bashkëpunimit të mëtejshëm në të gjitha sferat si ajo e energjetikës, infrastrukturës, kulturës, arsimit etj.
Euroambasadori Fuere uroi që zgjedhjet e vitit 2008 të mos perseriten kurrë dhe se zgjedhjet e 22 marsit janë vendimtare për vendin dhe se Maqedonia edhe më tutje prioritet duhet të ketë integrimin në NATO dhe BE. Ai poashtu përshëndeti nismën e Kryetarit të BDI-së për ti takuar liderët e të gjitha partive politike që në këto zgjedhje tu behet apel të gjitha partive garuese të dëshmojnë nivel të larte të vetëdijes që zgjedhjet të kalojne në frymën demokratike.
Ne fund, z. Fuere përsëriti angazhimin e tij personal dhe të BE-së për të ndihmuar Maqedoninë në rrugëtimin për BE dhe i uroi kryetarit Ahmeti punë të mbarë deri në takimin e ardhshëm.