KOLUMNA
   
  Mahi Nesimi - GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE
 

Nuk ka dyshim se këto zgjedhje do të jenë historike. Me vetë faktin se për herë të parë mbahen të jashtëzakonshme ato edhe e fitojnë epitetin – historike. Por, historikja e tyre nuk përfundon këtu.
Zgjedhjet do të paraqesin përcaktimin definitiv të popullit për rrugën që dëshiron ta bëjë. Këtu më nuk ka hamendje. Shqiptarët gjithnjë, dhe në të gjitha zgjedhjet (taksativisht në të gjitha) ua kan kthyer shpinën forcave destruktive. Por, të njejtat të ndihmuara nga VMRO-DPMNE-ja, tashmë dy herë zënë vend në pushtetin ekzekutiv. Me gjuhën e popullit, kjo do të thotë se, si parti shqiptare nuk është e rëndësishme a do të fitosh në zgjedhje apo jo, por e rëndësishme është që të jesh me VMRO-DPMNE-në dhe pushtetin e ke të garantuar. Koha dëshmoi se deri më tani dy herë ka ndodhur që kur VMRO-DPMNE-ja është në pushtet me vehte e bart edhe vjegcën e vet PDSH-në.
Por, pas një qershorit, shqiptarët janë të përcaktuar që në fjalinë e Gruevskit ta vendosin një JO, e mandej fjalia e tij mundë të vazhdojë me DO TË… DO TË… DO TË…! E vetëdijshme për këtë përcaktim të shqiptarëve por edhe për nevojë shumë të madhe për vjegcën në të cilën gjithnjë kur udhëton jashtë do ti varë torbat, Gruevski deklaron se edhe më tutje do të vazhdoj me atë partner. Po, partner i besueshëm, ashtu deklarojnë udhëheqësit më me ndikim tëVMRO-DPMNE-së. Megjithatë po themi qartë se ky film më nuk do të shfaqet në Maqedoni, përveç nëse VeMeRo-ja fuqishëm është përcaktuar që deri në 100 vjetorin e Bukureshtit të përfundojë me ndarjen e Maqedonisë. E kjo, më falni por, do të ndodhë falë kontributit të politikanit më të dashur të maqedonasve-pasardhësit po kështu të dikur më të dashurit Lupço Georgievskit, përcaktimet dhe angazhimet publike të të cilit lidhur me këtë çështje Gruevski i tij fare nuk i komenton. Hm.Hm.
Arsyeja e dytë për të cilën zgjedhjet do të jenë historike është përcaktimi për NATO dhe BE. Edhe këtu punët thuajse janë krejtësisht të qarta. Duket sheshazi se për VMRO-DPMNE-në NATO-agjenda po shëndrrohet vetëm në një dëshirë të preferueshme e cila do të realizohet në një të ardhme të papërcaktuar. A ju kujtohet se që në zgjedhjet e para parlamentare sllogani më i fuqishëm ishte “MAQEDONIA NUK KA KOHË PËR TË PRITUR” njëzet vjeçari i atëhershëm duket se atë punë se ka kuptuar. Por kjo nuk është bash ashtu. Edhe për këtë qështje punët janë të qarta. Shqiptarët janë të përcaktuar për NATO dhe pikë. Fitohet përshtypja se Gruevski po i shkatërron edhe gjasat, për fat të keq, shumë të vogla që kanë mbetur për ta kyqur vagonin në kompozicionin për NATO. Në të njejtin drejtim shkon edhe “puna e mundimshme e qeverisë“ si ta mbajë shtetin sa më largë nga BE-ja.
Ju kutohet një nga takimet më të para të Gruevskit me komisarin Oli Rehn? Atë botë z.Rehni për herë të parë publikisht tha: “Nuk do ta vlerësojmë atë që e shkruani edhe flitni, kërkojmë punë dhe vepra”.
Dhe në fund. Nëse kryeministri Gruevski e ka zanat që të vonohet, atë mund ta praktikojë edhe më tutje kur është fjala për punë partiake, por jo edhe për punët shtetërore. Në rrugën kah Evropa tashmë na kaloi edhe Sërbia. Zgjedhjet e fundit në këtë shtet definitivisht dëshmuan se konzevativizmi dhe rrahagjoksja i takojnë të kaluarës.
<<KTHEU PRAPA

 
     
     
PROGRAMIZGJEDHOR 2008  
   
ME NE FITIMTARË - MP3  
 
Get the Flash Player to see this player.
   
ATENTATORI  
 


 
 

FOTO TE ATENTATORIT
VIDEO E ATENTATORIT (YouTube)

 
KOLUMNA  
 
Teuta Arifi - DIVERSITET DHE PARAGJYKIME (LEXO KETU)
 
     
  Kim Mehmeti - KUSH KA PLUMBA PER TW VRARE SHQIPTARE (LEXO KETU)  
 
 
  Mahi Nesimi - GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE (LEXO KETU)
 
     
NJOFTIM  
   
LINQE TJERA  
     
  Forumi Rinor BDI-Çair  
  Unioni Europian Online  
  Komisioni Zgjedhor Shtetror  
     
BARTËSIT E LISTAVE