KOLUMNA
   
  Teuta Arifi - Diversitet dhe paragjykime
 

Se dikush vërtet e ka kuptuar në mënyrë makiaveliste politikën e dëshmoi Nikolla Gruevski dhe qeveria e tij në largim e cila tetëmbëdhjetë muaj me rradhë sillej sikur të ishte në fushatë zgjedhore dhe nga kjo frymë fushate nuk shpëtoi as Zoti dhe shenjtorët e tij e as emri, figura dhe vepra e shqiptares më të famshme në botë, të Lumnueshmes Nënë Tereze. Në një atmosferë parazgjedhore ai si kryeministër në largim vendosi gurthemelin e shtëpisë së Nënës Tereze. Dhe ashtu siç kishte shpejtuar me fushatën, ashtu shpejtoi edhe me vënien e gurrëthemeleve në vende të gabuara. Në hap me veprimet e tij të deritanishme, edhe këtë herë ai u soll sikur shqiptarët kanë haruar se ku dhe në ç`vend gjenden themelet e shtëpisë së Nënës Tereze. Sa për të rikujtuar, vetëm dua të them se në vendin ku Gruevski vendosi gurrëthemelin për shtëpinë e Nënës Tereze, duhej të fillonte me ndërtimin e Kishës Katolike ku Agnesa Bojaxhiu gjeti inspirimin e saj fetar dhe shpirtëror shumë vite e dekada me parë. Dhe nëse vërtet dëshiron të vendosë gurrëthemele, le ti vendosë ata aty ku edhe e kanë vendin. Vetëm sa për rikujtim, shtëpia e Nënës Tereze ndodhet aty ku ndodhet pllaka përkujtimore e shtëpisë së saj, në qendër të Shkupit.

Dhe për fat të keq, këtu nuk përfundon loja e Gruevskit dhe qeverisë së tij në largim me temat që kanë të bëjnë me besimin dhe religjionin. Njësitet e tij speciale policore, para ca ditësh na prezantuan një film të mbrapshtë e meskin në kalldërmat e çarshisë së Shkupit duke aktruar se gjuajnë dhe zbulojnë “terroristë islamik”, kurse në “cerdhet” e tyre në vend të eksplozivit dhe koktejve molotovë konfiskuan libra dhe literaturë fetare.

Dhe pa pikë turpi, pa ofruar fakte, pa procedurë gjyqësore, duke mos respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, zëdhënësit minorenë të policisë në mënyrë policore, përmes mediumeve i dënuan njerëzit e një shtëpie botuese si terroristë të lidhur me Al-Kaeda-n, në vend që të lënë këtë ta bejnë organet kompetente gjyqësore. Njeriu vërtetë duhet ti heq kapelën policisë e cila nuk është në gjendje t`i kap as dhunuesit të cilët i sulmojnë shtabet zgjedhore e bile as vjedhësit e parave postare të cilët në pikë të ditës çdo javë vjedhin qindra mijë euro, por si polici ama na qenkan specialistë të vërtetë në zbulimin e bashkëpunëtorëve të Al-Kaedës më mirë se edhe vet policia britaneze.

I gjithë ky rrëfim më kujtoi rastin fatkeq të Vreshtave të Rashtakut, kur nën pretekstin e terroristëve të Al – Kaeda-s u ekzekutuan disa emigrantë fatkeq nga Pakistani, të cilët shumë shtrenjtë e paguan ngjyrën e lëkurës së tyre, emrat e tyre muslimanë dhe urinë e cila përfundoi përgjithmonë në njërin nga kufijtë ballkanikë. Edhe atëherë si tani, pa fije turpi, pranë trupave të tyre pa jetë u vendosën uniforma dhe amblema të UÇK-së, që të ndërlidhet lufta dhe sakrifica e arsyeshme e shqiptarëve për barazi me aktivitetet e një organizate famëkeqe ndërkombëtare terroriste. Pikërisht pëer këtë shqiptarët i hedhin poshtë këto etiketime, sepse gjithmonë kur autoritetet zënë “terroristë”, rezultati është rritja e numrit të njerëzve të terrorizuar.

Në këto kohëra kur akoma lexohet Hantington-i dhe kur debati mbi konfliktin e qytetërimeve është akoma temë aktuale, më e lehta është t`i etiketosh si fundamentalistë dhe terroristë ata që janë të ndryshëm. Shembull më i freskët për këtë është fushata presidenciale në SHBA kur në më tepër web faqe të oponentëve ishte publikuar fotoja e kandidatit për president Barak Obama me turban në kokë dhe me mesazh të qartë se turbani në kokë dhe emri i mesëm Husein kanë lidhshmëri me islamin dhe si të tillë mjafton që ta bëjnë të papranueshëm për të tjerët si president të ardhshëm të tyre. Por për çdo respekt ishin reagimet e më tepër organizatave krishtere dhe hebreje të cilat i`u kundërvunë etiketimeve dhe nënçmimit të një kandidati solid për president të shtetit. Ndoshta ndërgjegja jonë qytetare ka rënë në gjumë të thelle dhe tolerojmë gjithçka bile edhe kur dikush dëshiron të na servojë tema të përtypura, por nëse dikush dëshiron të na bindë për përkatësinë terroriste të dikujt, do të duhet patjetër të na ofrojë fakte për atë në procedurë të rregullt, e jo të na e ofrojë si provë kryesore gjatësinë e mjekrrës së tij.

Për atë është më mirë që Gruevski dhe njerëzit e tij të mos i vendosin në listën e marketingut simbolet e trashëgimisë sonë kulturore dhe pasurisë tonë kulturore. Të mos i prekin themelet e kishave tona dhe të mos na zbulojnë terroristë nëpër lagjet tona. Sepse tolerancën fetare në kuadër të historisë dhe traditës, shqiptarët e kanë ndërtuar me shekuj të tërë duke bërë vend edhe për kryqin e krishterimit edhe për gjysmëhënën e islamit. Duke u bazuar në këtë traditë shumefetare dhe në mundin që kemi dhënë si popull në ndërtimin e saj, shqiptarët më së shumti nga të gjitha respektojnë sekularizmin si parim të ndërtimit të barazisë mes bashkësive fetare dhe ndërtimit të një shteti të së drejtës dhe demokracisë. Dhe për atë nuk duan që ai parim i sekularizmit dhe tolerancës t`u nëpërkëmbet nga kush si t`i teket, vetëm sa për një marketing parazgjedhor njëditësh. Pres që një lider i ri si Gruevski të pushojë së gropuari në themelet e së kaluarës. Do të doja ta shihja se si ndërton hekurudha të shpejta drejt Europës. Do ti nevojiten atij. Por edhe neve të tjerëve. Jo që të ikim mbi to nga e kaluara jonë. Por që të modelojmë një të ardhme më të dinjitetshme.

<<KTHEU PRAPA

 
     
     
PROGRAMIZGJEDHOR 2008  
   
ME NE FITIMTARË - MP3  
 
Get the Flash Player to see this player.
   
ATENTATORI  
 


 
 

FOTO TE ATENTATORIT
VIDEO E ATENTATORIT (YouTube)

 
KOLUMNA  
 
Teuta Arifi - DIVERSITET DHE PARAGJYKIME (LEXO KETU)
 
     
  Kim Mehmeti - KUSH KA PLUMBA PER TW VRARE SHQIPTARE (LEXO KETU)  
 
 
  Mahi Nesimi - GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE (LEXO KETU)
 
     
NJOFTIM  
   
LINQE TJERA  
     
  Forumi Rinor BDI-Çair  
  Unioni Europian Online  
  Komisioni Zgjedhor Shtetror  
     
BARTËSIT E LISTAVE