 |
 |
LAJMET KRYESORE |
| |
|
| |
[16.05.2008] REFET ELMAZI NE XHAMI, XHEMATI DEL JASHTE |
|
| |
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë” (BIM) Sulejman Rexhepi dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Refet Elmazi falën xhumanë në xhaminë e Hatunxhikut në lagjen Gazi Babë të Shkupit. Mirëpo, një pjesë e xhematit të revoltuar nga prezenca e tyre braktisën xhaminë për shkak të pranisë së forcave të shumta të policisë.
“Kryetari i BIM-it”, Sulejman Rexhepi, i shoqëruar nga forca policore, pjesëtarë të njësitit “Alfa” dhe funksionar të lartë të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në krye me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme Refet Elmazi u futën në xhaminë Hatunxhik ku edhe falën “namazin e xhumasë”.
Kryetari i BIM-it, Rexhepi ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë problemi dhe se ai është paraqitur në këtë xhami për të treguar se xhamitë janë nën “ingerenca të institucionit të cilin ai e drejton”.
|
|
| |
|
|
| |
[16.05.2008] BDI PRESS |
|
| |
Pas fitores së madhe më 1 qershor, Bashkimi Demokratik për Integrim menjëherë do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të vendosë marrëdhënie diplomatike me fqinjin tonë të ri. Kosova e pavarur është realitet dhe është në interes të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të shtetit të Maqedonisë që sa më parë ta zyrtarizojë njohjen e pavarësisë së saj.
PDSH, si parti e cila formalisht akoma është pjesë e Qeverisë, në vend se të mbajë tribuna me intelektualë për të spjeguar sa e rëndësishme është njohja e pavarësisë, ta bëjë njohjen e shtetit. Me keqardhje konstatojmë se edhe tre muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, PDSH nuk ka forcë vendimmarrëse për ta bindur partnerin e saj që Maqedonia të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën si shtet i njohur nga autoritetet tona. Votuesit shqiptarë nuk mashtrohen me demagogji e tribuna intelektuale, ata kërkojnë rezultat konkret. Votuesit shqiptarë e kanë të qartë se vojvoda Thaçi nuk do ta bëjë njohjen e Kosovës sepse nuk ka fuqi politike për një vendim të madh historik. Prandaj, shqiptarët gjithmonë do ta kujtojnë PDSH-në si partinë shqiptare e cila në vitin1999 mbylli kufirin dhe u bë bashkëshkaktare e krizës humanitare në Bllacë, ndërsa në vitin 2008 dështoi për të bërë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Prandaj, qytetarët dhe votuesit shqiptarë, më 1 qershor do ta ndëshkojnë demagogjinë dhe premtimet boshe të PDSH, dhe do ta votojnë opsionin i cili njohjen e pavarësisë së Kosovës do ta bëjë menjëherë, më 2 qershor.
|
|
| |
|
|
| |
[16.05.2008] LIDERI I BDI-së KËRKOI ZBARDHJEN E SHPEJTË TË INCIDENTEVE |
|
| |
Lideri i BDI Ali Ahmeti sot kërkoi qe shteti duhet t'i vejë nën kontrollë strukturat paralele sepse është në interes të gjithëve që situata të qetësohet.
Institucionet kompetente shtetërore urgjentisht të vendosin kontrollin mbi mbarë territorin e shtetit, bëri thirrje nga Struga lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ai, nga institucionet e sistemit kërkoi angazhim më të madh për luftimin e strukturave paralele shtetërore, që, sipas Ahmetit, operojnë momentalisht në vend dhe krijojnë një klimë ta pavolitshme politike.
"Të gjithë duhet të jemi të përkushtuar për një fushatë të ndershme me qëllim që fushata të mos shkojë në drejtim të gabuar. Shteti duhet të kontrollojë strukturat paralele që lëvzin në vend dhe sa më shpejtë të jetë e mundur ky kontrollë të vendoset sepse ashtu do të jetë më mirë për të gjithë ne që situata të qetësohet", deklaroi Ali Ahmeti.
Ai kërkoi që fajtorët për incidentet e fundit sa më shpejtë të jetë e mundur të përballen me drejtësinë. Lidhur me akuzat e djeshme, të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi se BDI-ja po zbaton fushatë histerike, Ahmeti tha: Askush nuk duhet të jetë demagog sepse kemi fakte dhe faktet i prezentuam dje. Kërkojmë që të mos bëhet trysni mbi institucionet dhe ata lirshëm të vendosin dhe të jenë të pavarur në vendimarrje. Kërkojmë që fajtorët të dalin para drejtësisë dhe rasti qindpërqind të zbardhet. kërkojmë zbardhejn e të gjitha rasteve", tha ai.
Ahmeti, por edhe kandidatët për deputetë të BDI-së në njësinë e pestë zgjedhore: Fazli Veliu, Shpresa Muameroska dhe Tahir Hani, realizuan disa takime me banorët e fshatrave të Strugës. Ata, qytetarëve iu premtuan se për votën e tyre, deri në fund do ta zbatojnë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, kurse votën e popullit shqiptar do ta bëjnë më të fuqishme se kurdo herë deri më tani.
|
|
| |
|
|
| |
[16.05.2008] THACI TE DISTANCOHET NGA ATENTATI NDAJ ALI AHMETIT
|
|
| |
BDI-ja i ka bërë thirrje liderit të PDSH-së Menduh Thaçi të distancohet dhe dënojë sulmin ndaj kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti në Rakovec të Tetovës.
Me deklaratën e djeshme, Thaçi sipas BDI-së, nuk ka treguar pse mbështet një fushatë të dhunshme dhe se me deklaratat e tij ka porositur elektoratin shqiptarë të mos dal në votim.
"Deklarata e djeshme e Menduh Thaçit na shtyn të besojmë se ai i mbetet besnik rolit të kasapit dhe vazhdon fushatën parazgjedhore ta vlerësojë luftë për jetë dhe vdekje. Në vend që të distancohet nga incidentet, kryetari i PDSH-së ka arsyetuar atentatorët”, tha zëdhënës i shtabit zgjedhor të BDI-së Enis Memeti.
Në deklaratën e djeshme Thaci hodhi poshtë akuzat se i dyshuari kryesor për sulmin në Rakovec Vullnet Xhelli është truproje e tij.
BDI-ja i ka bërë thirrje edhe njëherë institucioneve ndërkombëtare që të ndihmojnë në tejkalimin e situatës së krijuar ndërsa qytetarët i ka ftuar të mos bien pre e provokimeve, ndërkohë institucinet shtetërore të mos qëndrojnë duarkryq.
"U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të bëjnë çmos që shqiptarët të mos ndjehen të pa mbrojtur. U apelojmë institucioneve ndërkombëtare që ta shfytëzojë autoritein e tyre që t’i bindin strukturat shtetërore se dukuritë e tilla janë të dëmshme për shtetin dhe se na largojnë nga integrimet auroatlantike", tha zëdhënësi i shtabit zgjedhro të BDI-së Enis Memeti.
Qytetarët shqiptarë, sipas BDI-së, askush nuk mund t’i frikësojë dhe se askush nuk mund të shkel mbi vullnetin e tyre politik, Zgjedhjet e 1 qershorit, sipas tyre, janë mundësi për të penguar kriminalizimin e shoqërisë në Maqedoni.
|
|
| |
|
|
| |
[15.05.2008] NJOFTIM
|
|
| |
Njoftojm anëtarët, simpatizantët si dhe të gjithë qytetaret se të shtunën më 17.05.2008, Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë TUBIM PROMOVUES të kandidatëve për deputetë. Tubimi do të mbahet në sheshin e qytetit - Kërçovë, në ora 17:00.
Shtabi Qendror Zgjedhor
|
|
| |
|
|
| |
[15.05.2008] Qeveria e Kosovës është shprehur e brengosur për incidentet që kanë përshkuar Maqedoninë në ditët e para të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 1 qershorit.
|
|
| |
Qeveria e Kosovës sidomos është e brengosur pas atentatit ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
Ekzekutivi kosovar i ka bërë thirrje elektoratit shqiptar në Maqedoni për qetësi dhe respektim të vullnetit të qytetarëve të shprehur me anë të votës.
"Ne kemi kontaktuar me z. Ahmeti, kemi shprehur shqetësimin tonë për rastin që ka ndodhur dhe besoj se secili qytetar, kudo që ndodh një rast i dhunës është i brengosur. Në këtë rast mendojmë se zgjidhjet duhet të jenë institucionale dhe vullneti i qytetarëve duhet të jetë ai që përcakton në çdo rast legjitimitetin e institucioneve", tha zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.
Ai është shprehur se institucionet e Kosovës janë të interesuara të shohin stabilitet në rajon, veçanërisht në territoret e banuara me shqiptarë në shtetet fqinje.
"Ne jemi të interesuar që të ketë paqe dhe stabilitet kudo, jo vetëm në Kosovë por edhe rreth nesh. Jemi të interesuar që stabiliteti të jetë edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët dhe i ftojmë të gjithë qytetarët që të jenë racionalë dhe t'i kuptojnë se edhe beteja demokratike edhe çështjet tjera duhet të jenë në kuadër të rendit dhe të ligjit dhe besojmë që ata do të kontribuojnë edhe për stabilitetin e Maqedonisë edhe për imazhin e mirë të shqiptarëve kudo që gjenden në botë, por njëjkohësisht edhe për marrëdhënie të mira ndërpartiake”, u shpreh Kuçi.
Reagimi i Prishtinës ndaj incidentit në Rakovec është i fundit në vargun e reagimeve që kanë ardhur nga Tirana, Uashingtonmi e Brukseli.
|
|
| |
|
|
| |
[15.05.2008] KOMUNIKATE – FORUMI I GRUAS PRANE BDI-së
|
|
| |
Dënojmë ashpër dhunën të cfarëdo lloji, dënojmë ashpër atentatin të pregaditur ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti. Dënojmë terrorin ndaj këtij populli të ndershëm dhe të sinqertë që gjithimonë vetëm jep. Jep edhe kur ka edhe kur s`ka. Jep më të vlefshmen, më të ndershmen, djemtë, vajzat për të cilët këndon kengët më të bukura në djepin shekullor dhe duke kënduar nina nënat më të ëmbla si foshnjë, ushqen me qumshtin më të pastër të nënës, prandaj MJAFT.
Ne të gjithë bashkë ecëm nëpër këto rrugë, në të gjithë bashkë u lagëm në këtë shi e dëborë, dhe tash pse kaq urrejtje duke pas kaq dashuri, prandaj MJAFT, në rast se të keqen e kërkon atë e gjen, pse kërcënimi me vdekjen nuk e sjell dashurinë prandaj njeriu gjatë tërë jetës ka obligim më të mirën me bë dhe sado qoftë edhe rëndë që të jetë, pasi kutpimi i njerëzimit është ajo. Dikush për ideale lufton, kurse idealin si shkas e përdor, për interes vepron.
Por le të dijnë ata që zemra djegin, zemrat i digjen. Ne nënat jemi shumë të forta, si rrapi qëndrojmë, por le të dijnë jemi të ndieshëm shumë, aq shumë saqe në rast se gjembi gishtin e dikujt e shpon, dora e nënave gjakoset, prandaj ne u themi atyre MJAFT. Dhe sa më shumë që drejtësia vonohet aq më i dukshëm është faji i atyre që nuk e duan drejtësinë, dhe MJAFT atyre të cilët janë të pangopshëm dhe të paetshëm për karrierë dhe pasuri, a mendojnë se janë të përjetshëm. Jemi të vetëdijshëm se në jetë hasim në shumë probleme, por lusim Zotin që buzëqeshja dhe gëzimi kurrë mos na mungojë.
Me respekt,
Forum i Gruas i BDI-së
Dega Tetovë
|
|
| |
|
|
| |
[14.05.2008] Deklaratë e kryetarit të Shtabit Zgjedhor të BDI-së, z. Izet Mexhiti |
| |
Për fat të keq i konstatojmë dyshimet tona se disa struktura shtetërore janë venduar në rolin e mbrojtësit të kriminelëve, e jo në zbulimin e tyre.
LEXO ME TEPER >>
|
|
| |
|
|
| |
[14.05.2008] KONFERENCË PËR MJETET E INFORMIMIT |
|
| |
Institucionet lokale me të cilat udhëheq PDSH, e cila zyrtarisht akoma është pjesë e Qeverisë, po funksionojnë jashtë hierarkisë së MPB-së dhe janë vënë në veprim destruktiv për të terrorizuar oponentët, gjegjësisht BDI-në, duke përdorur metodat më komprometuese.
Qëndrimet e BDI-së ndaj fushatës dhe situatës në përgjithësi janë të njohura dhe nuk do të ndikohen nga provokacionet e policisë lokale dhe strukturat paramilitare të PDSH-së. Megjithatë, ne kemi të drejtë të kërkojmë në çdo moment që MPB dhe Qeveria të sigurojnë kushte minimale për aktivitetet tona dhe të mos lejojnë që ne të rrezikohemi fizikisht, siç ndodhi me Kryetarin Ali Ahmeti në fshatin Rakovec të Tetovës.
Është momenti i fundit që alarmimet tona të merren në mënyrë serioze. I bëjmë thirrje Presidentit, Qeverisë dhe Prokurorisë që të thirrin në mënyrë publike, me emër e mbiemër, shkaktarin e kasaphanes të cilin të gjithë ata e njohin shumë mirë.
Me këtë rast, ne me të drejtë nuk do të lejojmë që të na identifikojnë me oponentin i cili fushatën e ka shpallur si kasaphane për jetë a vdekje!
Me keqardhje po konstatojmë se faktori ndërkombëtar është më shumë i alarmuar për gjendjen në vend se sa që janë të shqetësuara institucionet e vendit.
E përsërisim edhe njëherë publikisht: ky nuk është një konflikt brendashqiptar, siç po deklarohet me lehtësi, por segmente të tëra të shtetit janë mobilizuar në luftë kundër BDI-së. |
|
| |
|
|
| |
[14.05.2008] Letër e ish – ushtarëve të rajonit të Sharrit të Tetovës. |
|
| |
Vëllezër e motra
Qytetarë të Tetovës dhe të gjitha viseve shqiptare anë e kend Maqedonisë.
I nderuari zoti komandant Ali Ahmeti,
LEXO ME TEPER >>
|
|
| |
|
|
| |
[13.05.2008] Reagim - Atentati kundër Ali Ahmetit - sulm kriminal kundër vlerave kombëtare dhe demokratike (Lëvizja Popullore e Kosovës)
|
|
| |
Prishtinë, 13 maj 2008
Atentati kundër Ali Ahmetit, një nga themeluesit e UÇK-së në Kosovë dhe udhëheqës i UÇK-së në Maqedoni, aktualisht kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila sipas sondazheve është favorite në zgjedhjet e 1 qershorit, është sulm kriminal politik kundër vlerave kombëtare dhe demokratike.
Kushdo që ta ketë bërë këtë vepër kriminale ka prekur gjithë popullin shqiptar kudo që është, jo vetëm në Maqedoni, por në veçanti shqiptarët në Kosovë, për pavarësinë e të cilës ka merita të jashtëzakonshme.
Atentati kundër liderit të BDI-së Ali Ahmeti, vjen pas përpjekjeve për të njollosur deputetin e kësaj partie në Kuvendin e Maqedonisë dhe i afërm i tij, Fazli Veliu, siç ishin shpifjet e plasura nëpër gazeta.
Pistat prej nga vinë këto vepra të ulëta, që kanë për qëllim të njollosin dhe eliminojnë fizikisht udhëheqësit meritorë të shqiptarëve në Maqedoni, tashmë janë bërë publike, siç është bërë publik edhe roli i njësisë “Alfa” dhe politikës që e përdor atë.
Lëvizja Popullore e Kosovës
Emrush Xhemajli, kryetar |
|
| |
|
|
| |
[13.05.2008] KRYEMINISTRI BERISHA DENON ATENTATIN NDAJ ALI AHMETIT |
|
| |
Kryeministri Berisha dënon atentatin e djeshëm ndaj Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, zotit Ali Ahmeti si një akt shumë të rëndë, i cili kërkon të prishë paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë, bënë të ditur sot burime nga Zyra e Shtypit e Qeverisë.
Sipas këtyre burimeve, duke e dënuar me forcë këtë atentat, Kryeministri Berisha shpreh besimin se autoritetet maqedonase do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar, kapur dhe vendosur përpara ligjit ata që e kryen këtë akt. |
|
| |
|
|
| |
[13.05.2008] KOMUNIKATË PËR SHTYP |
|
| |
Sot, më 13.05.2008, në Tetovë, mbajti mbledhje Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim. Me këtë rast, kryesia solli këto konkluza:
1.Protesta e mbajtur sot në sheshin “ILIRIA” ne Tetovë pati sukses. Popullata shqiptare sot dëshmoi se nuk ka frikë nga përdhunuesit e votës dhe demokracisë. BDI është mirënjohës për mbështetjen dhe solidarizimin masiv që demonstruan sot qytetarët shqiptarë.
2.Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Shtabi Qendror Zgjedhor vazhdojnë me aktivitetet e parapara si pjesë e fushatës, me të njejtën dinamikë dhe energji pozitive.
3.Aktivistët dhe simpatizantët e BDI-së vazhdojnë punën me përkushtim për të siguruar një proces të qetë dhe demokratik zgjedhor. Atmosfera në terren është pozitive. Sot u dëshmua se popullata e mbështet BDI-në dhe çdo tentim për frikësim dhe për përdhunim të votës do të jetë i dështuar.
Ftojmë anëtarësinë dhe strukturat e BDI-së ta mbështesin edhe më tej këtë proces me guxim, vendosmëri dhe vigjilencë. |
|
| |
|
|
| |
[13.05.2008] REAGIM - Klubi Politik “Afrim Zhitia” |
|
| |
Atentati mbi Ali Ahmetin, është atentat mbi popullin Shqiptarë të Maqedonisë, është atentat mbi përfaqësuesin me në zë, e të liderit absolut të popullit shqiptarë e të proceseve demokratike në Maqedoni.
LEXO ME TEPER >> |
|
| |
|
|
| |
[12.05.2008] Deklaratë e kryetarit të Shtabit zgjedhor të BDI-së, z. Izet Mexhiti |
|
| |
Thyerjet e shtabeve zgjedhore dhe sulmet kundër aktivistëve partiak të BDI-së u bë përditshmëri.
LEXO ME TEPER >> |
|
| |
|
|
| |
[10.05.2008] KONVENTA E BDI-së |
|
| |
Më 1 qershor 2008 në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Ende pa u mbushur 2 vjet nga zgjedhjet e rregullta të 5 korrikut 2006, për herë të parë, më 12 prill 2008, me iniciativë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Kuvendi Republikan votoi vetëshpërbërjen.
LEXO ME TEPER >>
|
|
| |
|
|
|
 |
PROGRAMIZGJEDHOR 2008 |
|
 |
| |
|
|
 |
ME NE FITIMTARË - MP3 |
|
| |
|
| |
|
|
|
 |