
EDUKIMI:
Shkolla e Mesme “Zef Lush Marku”- Shkup 1991-1995
Fakulteti Ekonomik, Universiteti Shen Qirili dhe Metodi, Shkup
Menaxhment Financiar 1996-2001
Studime postdiplomike – Instituti Ekonomik Shkup, Sipermaresi
PËRVOJË PUNE:
Profesor (Marketing dhe Menaxhment) ne Shkollen e Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov” Shkup 2001-2003
Bashkëpunëtorë Ekonomik në “Posta e Maqedonise” 2003-2005
2005, Prill, Zgjedhet Kryetar i Komunes së Çairit
Gjate kësaj periudhe gjer sa kryen funksionin e Kryetarit të Komunës Çair, ai zhvillon takime të shumta me persona të rëndësishëm diplomatik, duke përfshirë ambasadorë të shteteve Evropiane, SHBA dhe vendeve tjera.
Sukses të veçantë në këtë drejtim ka treguar me vënien e kontakteve dhe bashkëpunimit të ngushtë me disa nga organizatat dhe fondacionet ndërkombëtare me çka implementon projekte në partneritet për zhvillim të Komunës. Shumica e këtyre projekteve ka të bëjë me zhvillimin ekonomik lokal dhe zhvillimin e infrastrukturës së Komunës, të cilën z.Mexhiti e trashëgoi në gjendje tejet të vështirë.
Me theks të veçantë kanë qenë projektet për Zhvillimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, me çka për here të pare paraqitet një subjekt i cili seriozisht merret me çështjen e ringjalljes së këtij kompleksi të pafund kulturor dhe historik.
Përveç projekteve të shumta për zhvillim ekonomik, ekologjik dhe të infrastrukturës, kryetari i Çairit dallohet edhe me arritjet e mëdha në sferën e kulturës shqiptare, si person i cili për herë të parë arrin të potencon rëndësinë e Shkupit si epiqendër e shqiptarëve të Maqedonisë. Duke qenë i vendosur në qëllimet e tija, ai arriti të realizon ëndrrën e kahëmotshme të shqiptarëve, vendosjen e Shtatores së Skënderbeut në Shkup, vepër e cila mahnit gjithë banorët dhe vizituesit, për të vazhduar me pas me themelimin e Muzeut të Historisë së Shqiptarëve nga Lidhja e Prizrenit deri tek viti 2001, vit i cili ndryshoi rrënjësisht raportet politike dhe etnike në Maqedoni.
Një segment të ri i cili e promovoi kryetari i Çairit është edhe bashkëpunimi me Sektorin Joqeveritar, me çka arriti të bëjë përfshirje sa më të madhe të tyre në procesin e sjelljes së vendimeve dhe rritjes së demokracisë përmes promovimit të transparencës.
Izet Mexhiti merr pjesë dhe është anëtarë i bordeve të shumta në Maqedoni, duke filluar me Shoqatën e Njësive të vetëqeverisjes lokale, kryetar i klubit të mundjes Lirija, etj.
Gjatë periudhës së këtij mandati, ai viziton disa shtete te botes, për qëllime shkëmbimi përvojash dhe idesh. Në seminare të ndryshme në Gjermani, Norvegji, dhe vende tjera të Evropës, ai solli ide të reja të cilat i implementon për të përmirësuar kushtet e jetës së banorëve të tij. Poashtu, kishte edhe një vizitë studiuese në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku edhe behet Qytetar nderi i Linkollnit.
GJUHË:
Shqip, Maqedonisht, Anglisht
KONTAKT:
+389(0) 2616-860; 2616-861
izetm@cair.gov.mk
|