Zgjedhje pa media!?

Zgjedhjet politike shfaqin zhvillimin kulturor, politik të shoqërisë së një vendi ku ato zhvillohen, gjithashtu ato manifestojnë bindje dhe gadishmëri që vendi të vazhdojë ose të ndryshojë kursin politik drejt aspiratave integruese. Jo gjithmonë shfaqet optimizëm sa herë që qytetarët marrin veshë se do të zhvillohen zgjedhje në vend. Kjo ndodhe në mesin e qytetarëve të dëshpruar nga shpresat e humbura dhe nga mosrealizimi i programeve politike!

Kjo e fundit tregon dicka të rëndësishme nëse është ashtu, pasi shpesh herë në shoqëritë e pa zhvilluara mirë ( të pa trajnuara mirë) nuk paravlersohen punët politikë e sidomos ato të periudhës gjatë zgjedhjeve, kjo do të thotë se klasa politike nuk ka dëshmuar për vetëdijsimin e qytetarit se cka në të vërtetë paraqesin zgjedhjet! Që kjo ceshtje të marrë kuptim dhe domethënie duhet që zgjedhjet politike në një vend të zhvillohen pa prezencën e medias, dhe pa mbulim mediatik të mirëfilltë, prural dhe i pavarur . Ndoshta tingëllon i ashpër dhe agresiv ky mendim por që të arrihet vetëdija e lartë e klasës plitike ka nevojë që media të mos funksionoje nje cast, vetem nje cast (gjatë fushatës zgjedhore)!

Dikush do të thotë edhe nuk janë të domosdoshme, ok! Të marrim një shembull:  Në rastin më ekstrem nëse Media e një vendi bojkotonë lajmin e shpalljes së zgjedhjeve , duke mos e transmetuar atë as edhe njëherë, në Televizione dhe në Gazeta, mandej sikur të mos jepet as edhe një intervistë televizive dhe e shkruar e institucioneve relevante gjatë procesit zgjedhore, duke marrë parasyshë këtu dhe reklamimet në bilborde etj. Duke shkuar në ekstremin e ekstremeve, diten e zgjedhjeve qytetatrët e sotem janë të varur nga media, e kanë nevojë të domosdoshme marrjen e informacionit si një i sëmurë kur merrë infuzionin, ashtu që detyrimisht lind protesta masovike që shemb gjithcka në vend! Rastet e shumta po na dalin para syve në vendet e zhvilluara europiane ( ato raste sigurisht që paraqesin inversin e rasteve tona por që kanë një qëllim).

Kështu që situatat e krijuara dhe të shkaktuara nga media shkaktojnë tragjedi në një vënd. Jo më larg se dje Ambasadori i BE-së  Ervan Fuere deklaronë terrin mediatik në Maqedoni para selisë së Këshillit të BE-së duke potencuar dhe një herë se klasa politike duhet të vetëdisohet njëherë e mirë se zhvillimi i shoqërisë në një vend nuk mund të ketë perspektivë pa zhvillimin e lirë dhe të drejtë të medias.

Me siguri që tingëllon pak hipotetike edhe ky mendim pasi sektori i Medias në Maqedoni nuk ka përqendrim stabil dhe koshient, nuk ndoshta ka burime të sigurta nga konkureca dhe biznesi por ka të hyra të pamjaftueshme përball shpenzimeve marramendëse që ka nevojë një Media serioze dhe e pavarur. Shkohet deri atje sa që i vetrmi burim që mban median gjallë është shpallja publike dhe tenderat e shumta ( duke mos i llogaritur këtu reklamimet e Qeverisë me spote dhe propaganda) që në fakt nuk bëjnë dëm, mirpo ngulfatin zhvillimin real dhe të pavarur të Medias, me atë që krijohet monopol mediatik dhe terr informativ duke mos lejuar nga ana ekonomike ( e vobekët) e nje pjese të shoqërisë, që z.Fuere i trajton si të privilegjuar, ato të shoqërisë civile dhe mendimtarët e lirë që nuk parapëlqehen pa pagesë nga manjatët mediatik. Dhe kështu ngërci i zhvillim së Medias ka dy pole, dy kënde të pozicionuara dhe të ballafaquara mes veti duke tërhequr dhe mos e këputur qytetarin e mjereë! Njëri pol është blloku politik si më i pasuri me pushtet dhe tjeri ështe Media e varur si më e  nevojshma dhe më e domosdoshmja që politika të jetë ajo që ështe sot. 

Nëse i kthehemi mendimit hipotetik se si do të dukeshim zgjedhjet lokale në Maqedoni pa prezencen e denjë të Medias? ( liria e plotë, pavarsia e mjaftueshme dhe konkurenca e dobishme materiale) duke qënë e sigurt në veprimin e vetë në të gjithë teritorin ku vepron, atëherë nuk do të ndodhte cudia por më mirë të themi se zgjedhjet do të përfundonin ashtu si janë paraparë, nuk do të jepen lajme se ka të vrarë dhe të plagosur, nuk do të transmetohej fyerja dhe ofendimi i atij ndaj ketij, nuk do të dimë rezultati menjëherë por disa dite më vone dhe kaq!

Pra sikur na konvenon në disa raste, por edhe na mungon në disa caste pasi jemi mësuar më të me Media të varura dhe të politizuara, të dobta dhe të pa konsoliduara. Megjithatë ato janë të nevojshme sido që të jenë, mjafton të shkruajnë dhe të flasin për zgjdhjet, më pak rëndësi ka se për cilën parti agjtojnë dhe propagandojnë, rëndësi ka që ato të informojnë opinionin si Media të lira. Kjo do të mjaftonte pasi nuk kemi cka kërkojmë më shumë sepse edhe sektorët e tjera të shoqërisë po në atë shkallë të zhvillimit, mos më posht janë, dhe si tërësi barazohemi në një vend të izoluar informativ dhe në një ambient të ndotur mediatik me pak veprime dezinfektuese dhe me pak shpresë për një të ardhme të Medias së lirë dhe të pavarur.           

 M-r Vait Ajro

Magjistër i shkencave të komunikimit



 
   
   
     
     
 
ANALIZA:
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
  Shkruan:
[21.01.2009] Zgjedhje pa media!?
  Shkruan:Vait AJRO
[14.01.2009] KUFIJTE QE BASHKOJNE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[16.12.2008] INVESTIM PER TE ARDHMEN TONE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[02.12.2008] NENTORI I FESTAVE TONA
  Shkruan:Abdilaqim Ademi
[11.11.2008] E MUNDSHMJA DHE E DESHIRUARA
  Shkruan:
[10.11.2008] OBAMA, PERFAQESUES I AMERIKES SE SOTME DHE BOTES SE ARDHSHME
  Shkruan:
[03.10.2008] TAKIM I LIDERIT TE BDI-se AHMETI ME AMBASADORIN E SHBA-ve REEKER
  Shkruan:
[24.07.2008] PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL
  Shkruan:Daut Dauti
[14.07.2008] KUSH E “PUTINIZOI” GRUEVSKIN
  Shkruan:Milazim Krasniqi
[19.06.2008] NE DHE TE TJERET
  Shkruan:Teuta Arifi
[10.06.2008] MPOSHTJA E DEMOKRACISE
  Shkruan:Teuta Arifi
[06.06.2008] Festa e Vampirëve
  Shkruan:Vullnet Ameti
[25.05.2008] Studentët duhet dashur – jo rrahur
  Shkruan:Mahi Nesimi
[21.05.2008] PLUMBA DHE KESHILLTARE
  Shkruan:Teuta Arifi
[19.05.2008] Misioni me shumë pikëpyetje i Bugajskit
  Shkruan:Naser Elmazi
[14.05.2008] GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE
  Shkruan:Mahi Nesimi
[14.05.2008] KUSH KA PLUMBA PER TE VRARE SHQIPTARE
  Shkruan:Kim Mehmeti
[12.05.2008] DIVERSITET DHE PARAGJYKIME
  Shkruan:Teuta Arifi
[08.05.2008] ZGJEDHJE
  Shkruan:Teuta Arifi
[07.05.2008] A KANE DILEMA PDSH DHE THAÇI PER PAVARESINE E KOSOVES?
  Shkruan:Isen Saliu
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter