Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti, takoi Ambasadorin e sapo emëruar te Shteteve te Bashkuar te Amerikes ne Maqedoni, z. Philip Reeker. Njëkohësisht ky është edhe takimi i pare zyrtare.
Zoti Ahmeti uroi z.Reeker për detyrën dhe siguroi se Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret dhe e konsideron te domosdoshëm angazhimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne mbështetjes qe ne vazhdimësi i kane ofruar Republikës se Maqedonisë ne rrugën drejt integrimit te shtetit ne NATO dhe UE.
Ambasadori Reeker ne emër te tij dhe te Shteteve te Bashkuara falënderoi zotin Ahmeti për kontributin e tij dhe shprehu respekt për njohjen dhe gatishmërinë jo vetëm ne Maqedoni por edhe për përkushtimin e tije rajonal.
Kryetari Ahmeti njoftoi ambasadorin Reeker për situatën politike ne vend, angazhimet e Qeverise dhe te Bashkimit Demokratik per Integrim si pjese e saj për sfidat dhe angazhimet ne drejtim te qasjes racionale ndaj problemeve me te cilat ballafaqohet vendi. Ne ketë drejtim, z.Ahmeti njoftoi ambasadorin se qeveria po funksionon mire, ka dallime te vogla parimore dhe se te dy palët janë shume te kujdesshme për çështjet te cilat janë ne agjende, i respektojmë Marrëveshjet dhe se nuk ka pengesa qe nuk mund ti kalojmë.
Ne vazhde te angazhimeve politike, z.Ahmeti njoftoi z.Reeker për çështjet qe përfshijnë ndryshimet ne kodin zgjedhore qe ka te beje me zgjedhjen e Presidentit dhe vendet e garantuara për komunitetet pakice ne Republikën e Maqedonisë, çështje për te cilën ka gatishmëri dhe se po bisedohet ne nivel te partnereve te koalicionit, ne veçanti ne pjesën qe ka te bëjë me mundësinë e zgjedhjes se Nënkryetarit te Shtetit ne zgjedhje te përgjithshme.
Njëherit z. Ahmeti siguroi ambasadorin se prioritet për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Qeverinë e Republikës se Maqedonisë është anëtarësimi ne NATO dhe UE dhe se angazhimet ne ketë drejtim janë te pakontestueshme. Anëtarësimi ne NATO paraqet sigurinë për Republikën e Maqedonisë, qytetaret e saj dhe rajonin sepse interesat kombëtare dhe shtetërore do te ruhen me mire duke qene pjesë e NATO-s.
Duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë ka plotësuar kushte për te qene anëtare e NATO-s dhe se kontesti i emrit me Greqinë paraqet pengese serioze për anëtarësim, ne ketë drejtim z.Ahmeti njoftoi z.Reeker se ai dhe partia qe ai drejton mbështesin emrin kushtetues te Republikës se Maqedonisë. Te dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se kontesti i emrit me Greqinë është çështje e cila duhet te zgjidhet.
Bashkebiseduesit u dakorduan se është e domosdoshme ballafaqimi me drejtësinë të personave qe shkaktuan dhunë, frikësim,vjedhje,vrasje dhe forma tjera te parregullsive në zgjedhjet parlamentare më 1 qershor 2008.
Ambasadori Reeker vlerësoi gatishmërinë e partnereve te koalicionit për fleksibilitetin ne drejtim te funksionimit te Qeverise për çështjen qe kane te bëjnë me interesat shtetërore dhe qytetare te Maqedonisë dhe se mbështetja e Komunitetit Ndërkombëtare dhe Shteteve te Bashkuara do jete ne drejtim te mbështetjes se dialogut brenda koalicionit.
Te dy bashkëbiseduesit vlerësuan se takimet e tilla dhe intensive do te vazhdojnë edhe ne te ardhmen duke inkurajuar dhe mbështetur qasjen politike te Bashkimi Demokratik për Integrim.
Zyra për Informim
Bashkimi Demokratik për Integrim