KUSH E “PUTINIZOI” GRUEVSKIN

Fitorja spektakulare e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit më zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, ka ardhur si rezultat i forcimit të saj në sytë e elektoratit maqedonas, meqë arriti të dobësonte ndikimin e shqiptarëve në vitet 2006-2008, kur qeverisi në koalicion me PDSH-në e Arbën Xhaferit. Po të mos ishte  dominues në elektoratin maqedonas ky besim për Nikolla Gruevskin, ai do të pësonte debakël në zgjedhje, pas kthimit me turp nga Samiti i Bukureshtit, ku Maqedonia nuk mori ftesën për anëtarësim në NATO. Elektorati maqedonas nuk do ta shpërblente për atë disfatë të rëndë politike, po të mos besonte se Gruevski është ilaçi i duhur kundër fuqizimit të shqiptarëve në shtet. Pra, shikuar realisht, rritja e rejtingut të tij, ka ardhur për shkak të hapësirës manovruese që ka fituar në dy vjet qeverisje në koalicion me PDSH-në. Nëse ka fituar një prirje putiniane, atë e ka fituar deri sa ka qenë partner i partisë së Arbën Xhaferit në qeverisje.

Në fakt, para vitit 2006, as që mund të bëhet fjalë për prirje putiniane, as të Gruevskit e as të pararadhësit të tij. Pararadhësi i tij, Lupço Georgievski, manifestoi madje prirje millosheviqiane, por në konfliktin e vitit 2001, guerilja shqiptare e drejtuar nga Ali Ahmeti, e bëri Georgievskin të dukej si një pulë e lagur. Për pasojë të asaj disfate faktike, ai e humbi drejtimin e partisë e të qeverisë dhe praktikisht shkoi në pension të parakohshëm politik. Edhe ai ishte partner i Arbën Xhaferit në qeverisje dhe sa për Xhaferin do të bëhej Putin. Por, Georgievski nuk ia arriti ta përballonte “Çeçeninë” e vet, sepse e humbi luftën. E vërteta është se ngritja e Putinit dhe formulimi i putinizmit si doktrinë e re arrogante rusomadhe, filloi bash me masakrat kundër çeçenëve. Fitorja kundër rebelëve çeçenë e bëri Putinin lider të Rusisë. Georgievski e Gruevski nuk e patën atë shans, për arsyet që dihen e nuk ka pse të numërohen këtu. Bile, po të mos ndodhte përçarja e faktorit politik shqiptar në Maqedoni dhe veçmas ulja e pazarit për të hyrë në qeveri në vitin 2006 nga PDSH-ja, do të shkonte kohë e gjatë e liderëve nacionalistë të VMRO-së nuk do t’u shkonte mendja t’i provokonin e lëre më të talleshin me shqiptarët, ashtu si u tallën në zgjedhjet e korrikut 2008. “Putinizmi’ i Gruevskit as që do të kishte shans të lëshonte ndonjë sinjal. Evokimi i të kaluarës nacionaliste bullgarofile, do të zbehej përballë evokimit të disfatës në konfliktin me shqiptarët në vitin 2001. Por, hyrja e PDSH-së në qeveri me një numër më të vogël deputetësh e pa kërkesa të qarta, u shndërrua në oksigjen për nacionalizmin vmroist. Mjafton të kujtohen emrat e disa ministarve dhe deputetëve të PDSH-së në qeverinë Gruevski dhe në Sobranie,  për ta pasur të qartë se PDSH-ja, as kapacitetet e veta nuk i ka shfrytëzuar për të pasur një përfaqësim më konkurues e më dinjitozë. Me ministra e deputetë të atillë, të pa peshë intelektuale e politike, Gruevski është motivuar që të “putinizohet”. Pra, për sa është ai Putin ose i putinizuar, atë e ka peshqesh ish partneri i koalicionit nga PDSH-ja dhe posaçërisht nga lideri i saj, Arbën Xhaferi, i cili në një intervistë të lodhtë dhënë gazetës Express (10 korrik 2008) vajton fatin e zi të shqiptarëve, në nxirjen e të cilit ka qenë ideolog vetë.

Në vend se të bënte një analizë kritike të politikave të veta e të partisë që ka drejtuar me vite të tëra nga humbja në humbje, ai thjesht bën një parashikim ogurzi për të ardhmen, e cila më nuk varet prej tij e as prej partisë së tij. Një analizë e tillë do të duhej të përfshinte veçmas raportet e PDSH-së me VMRO-në ( të cilës tash ia ka kuptuar rrrënjët nacionalsite!) dhe të vetë Xhaferit e Thaçit  me Georgievskin dhe Gruevskin. Në atë analizë do të duhej të rivlerësoheshin ato raporte, që nga idetë për ndarjen etnike të Maqedonisë e deri te shpallja e turpshme e fitores së VMRO-së si fitore edhe të PDSH-së, në vitin 2008. Pa një analizë të atillë gjithëpërfshirëse e kritike, Arbën Xhaferi dhe Menduh Thaçi, do t’i lënë PDSH-së një trashëgimi të dyshimtë, disfatiste e komplotiste. Ndërsa, ajo trashëgimi do ta brejë ndërgjegjen e anëtarësisë së kësaj partie, siç e bren krimbi një dru të kalbur nga brenda. Në variantin më të keq, PDSH-ja mund të “ppd-izohet”, sa të llogaritë sukses elektoral, nëse e fiton një deputet në parlamentin e ardhshëm.

Meqë nuk është interes i shqiptarëve në Maqedoni copëzimi i mëtejshëm partiak dhe defaktorizimi i mëtejshëm kombëtar, PDSH-ja do të duhej të reformohej dhe pastaj të merrte një rol të ri në skenën politike të Maqedonisë. Qëndrimi në opozitë mund të ndihmojë në reformimin e  saj, nëse ka vullnet në udhëheqjen e saj. Por, ajo udhëheqje, qoftë me Menduh Thaçin qoftë pa të, nuk mund ta bëjë asnjë hap reformues, nëse nuk lirohet nga tirania ideologjike e Arbën Xhaferit. Xhaferi e ka bërë PDSH-në leckë, më saktë parti të plastelinës, që merr formë si t’i teket atij. Ai e ka bërë PDSH-në parti aventuriere. PDSH-ja u formua gjoja për të formuluar e realizuar interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa po e njëjta parti në vitin 2001, rrinte në qeverinë, e cila i granatonte vendbanimet shqiptare. Xhaferi herë i ka dhënë kësaj partie ngjyrim ideologjik nacionalist, (duke kërkuar edhe ndarjen etnike), herë  ngjyrim pothuajse ekologjik (duke ndenjur sus në qeverinë Gruevski).

Edhe pseudoanalizat e tashme të tij për “putinizmin” e Gruevskit dhe për prospeket e këqia të BDI-së, janë pjesë e fantazisë së tij të bujshme, ku edhe problemet planetare, atij i duken si lojë fëmijësh në kompjuter. Metoda jologjike e analogjisë, që është metodë e preferuar e “analizave” të Arbën Xhaferit, jo vetëm Putinin e Grueskin, po edhe macen e elefantin (batutë e Joneskos te drama “Rinoqeroti”) i bën të duken në ngjashme.

Nëse do të ketë në të ardhmen një PDSH të reformuar (dhe gjithsesi të çliruar nga fantazitë e Xhaferit) dhe një BDI insistuese në interesat strategjike të shqiptarëve, që u formuluan nga UÇK-ja në vitin 2001, Gruevski do të sillej me shumë kujdes, pa asnjë egërsi putiniste, sepse fantazma politike e Lupço Georgievskit do t’i rrinte vazhdmisht në zyrë.

Ajo fantazmë e frikshme e disfatës, të cilën nga ajo zyrë e ndoqi vetë Arbën Xhaferi me partinë e tij në vitet 2006-2008.   
 
 

Milazim Krasniqi

10 korrik 2008



 
   
   
     
     
 
ANALIZA:
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
  Shkruan:
[21.01.2009] Zgjedhje pa media!?
  Shkruan:Vait AJRO
[14.01.2009] KUFIJTE QE BASHKOJNE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[16.12.2008] INVESTIM PER TE ARDHMEN TONE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[02.12.2008] NENTORI I FESTAVE TONA
  Shkruan:Abdilaqim Ademi
[11.11.2008] E MUNDSHMJA DHE E DESHIRUARA
  Shkruan:
[10.11.2008] OBAMA, PERFAQESUES I AMERIKES SE SOTME DHE BOTES SE ARDHSHME
  Shkruan:
[03.10.2008] TAKIM I LIDERIT TE BDI-se AHMETI ME AMBASADORIN E SHBA-ve REEKER
  Shkruan:
[24.07.2008] PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL
  Shkruan:Daut Dauti
[14.07.2008] KUSH E “PUTINIZOI” GRUEVSKIN
  Shkruan:Milazim Krasniqi
[19.06.2008] NE DHE TE TJERET
  Shkruan:Teuta Arifi
[10.06.2008] MPOSHTJA E DEMOKRACISE
  Shkruan:Teuta Arifi
[06.06.2008] Festa e Vampirëve
  Shkruan:Vullnet Ameti
[25.05.2008] Studentët duhet dashur – jo rrahur
  Shkruan:Mahi Nesimi
[21.05.2008] PLUMBA DHE KESHILLTARE
  Shkruan:Teuta Arifi
[19.05.2008] Misioni me shumë pikëpyetje i Bugajskit
  Shkruan:Naser Elmazi
[14.05.2008] GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE
  Shkruan:Mahi Nesimi
[14.05.2008] KUSH KA PLUMBA PER TE VRARE SHQIPTARE
  Shkruan:Kim Mehmeti
[12.05.2008] DIVERSITET DHE PARAGJYKIME
  Shkruan:Teuta Arifi
[08.05.2008] ZGJEDHJE
  Shkruan:Teuta Arifi
[07.05.2008] A KANE DILEMA PDSH DHE THAÇI PER PAVARESINE E KOSOVES?
  Shkruan:Isen Saliu
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter