NE DHE TE TJERET

Nënçmimet janë arsyet e atyre që nuk kanë të drejtë - ka thënë i në një rast mendimtari Zhan Zhak Ruso, mendim ky i bazuar në mendimin politik të argumentuar apo të paargumentuar. Natyrisht pa pasur për qëllim të analizoj gjendjen e politikës sonë ditore me një metodologji të Rusoit,  do doja të komentoj  disa pjesë të deklaratave të Gruevskit të dhënë në vigjilje të  heshtjes parazgjedhore, sa i përket rivotimit  në njësitë zgjedhore me  shumicë shqiptare.

Ai mes tjerash iu drejtua partive politike të shqiptarëve se nuk do lejojë që  partitë t`i fitojnë mandatet politike në mënyrë të paligjëshme , qoftë edhe nëse nuk formon qeveri me asnjë parti politike shqiptare.
Natyrisht se një deklaratë të tillë do e vlerësoja  si politikisht  korrekte sepse konsideroj se cdo mandat politik i fituar me dhunë, me shkelje të vullnetit të qytetarëve dhe me pamundësi për të votuar është mandat i pavlefshëm si nga këndi moral poashtu edhe nga këndi politik. Por për fat të keq, konsideroj se Gruevski vazhdon me nënçmimin kolektiv të shqiptarëve si bashkëqytetarë të tij si dhe të subjekteve të tyre politike.

Ai si kryeministër i qeverisë në largim, por edhe si kryeministër i qeverisë së ardhëshme sipas shembullit të  Pontie Pilatit dëshiron  që të lirohet nga e gjithë përgjegjësia për menaxhimin e procesit zgjedhor dhe për kualitetin e  procesit  zgjedhor si përgjegjës kryesor akuzoi ekskluzivisht subjektet politike shqiptare. Ai ndoshta do të dëshironte të harrojmë se ku ishin dhe ç- bënin anëtarët e kabinetit të tij ditën e një qershorit, sa për ti  rikujtuar se mbushnin kuti në mënyrë demokratike. Ose ndoshta pret të harrojmë se si policia e tij ndihmonte në procesin e rrënimit  të shtetit dhe shkilte të drejtën e votës të qytetarëve shqiptarë në këtë vend. Natyrisht se e kuptoj nevojën e tij për të dëshmuar fuqinë pasi fitoi shumicë në parlament. Kuptoj edhe nevojën e tij që të distancohet nga përgjegjësia për ngjarjet pas kritikave të mëdha nga ana e bashkësisë ndërkombëtare pas procesit zgjedhor.  Por vlerësoj se është koha të mendojë pak edhe për përgjegjësinë e tij dhe kontributin personal që ai dha për të arritur  deri të këto situata tejetnegative.

Me çfarë të drejte Gruevski sot ju ndan leksione shqiptarëve dhe subjekteve të tyre politike kur mu ai para dy viteve nuk respektoi vullnetin e votuesve shqiptarë, duke vendosur preferencën e vet si diçka më të lartë nga demokracia dhe nga rezultatet e votimit të shqiptarëve. Me çfarë të drejte ai sot kërkon të mos ketë mandate të fituara në mënyrë të dhunshme kur ai vetë vendosi që institucionet e shtetit duke përfshirë këtu edhe policinë,  që tia huazonte  partisë politike të shqiptarëve të preferuar nga ai. Dhe përfundimisht me çfarë të drejte ai vulgarizon një bashkësi të tërë etnike duke e sjellë atë bashkësi me ndihmën e institucioneve shteterore atë deri në nivelin më të ulët  në procesin zgjedhor , që mandej  sikur të ketë  rënë nga marsi e jo si kryeministër aktual të ndajë leksione majtas dhe djathtas.

Ndoshta ky zotëri i nderuar ashtu e kupton politikën. Ndoshta edhe mund ti pëlqejë reagimi i maqedonasit të thjeshtë i cili duke e shikuar në television ndoshta thotë: "Ja ky i yni u`a tregoi atyre  shqiptarëve atje që as nuk dijnë se si votohet”. Nuk di, ndoshta i pëlqen reagimi i  një shqiptari të thjeshtë kur na thotë neve të tjerëve: "Thoni atij Zotëriut  le të bëjë vetë qeveri  e të shohim se ku do tia dalë". Këtë metëvërtetë nuk e di. Por e di  se duke ushqyer ndarjet dhe paragjykimet etnike nuk udhëhiqet shtet e aq më pak shtet evropian. Më së lehti është që politikën ta bëni duke u udhëhequr  nga ndarjet aktuale dhe paragjukimet, por sukses politik është që të  ngritesh mbi ndarjet dhe të ndërtosh ardhmëri të përbashkët për të gjithë. Më e lehta është që të tjerët për nga kombi dhe feja t`i bësh fajtorë për vlerësimet e gabueshme politike, por e pashmangshme është koha kur do të ballafaqoheni me pasojat e politikave që krijojnë ksenofobi dhe ndarje. Historia është përplot shembuj të liderëve të cilët kanë pasur përkrahje tek "të vetët" vetëm për arsye të politikës boshe të përjashtimit të  “të tjerëve", por rezultatet përfundimtare nga një qeverisje e tillë nuk janë as për tu përmendur.

Ështe koha e fundit Gruevski tu qaset me pjekuri dhe në mënyre evropiane  çështjeve të politikës dhe raporteve ndëretnike.

Autorja është nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim



 
   
   
     
     
 
ANALIZA:
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
  Shkruan:
[21.01.2009] Zgjedhje pa media!?
  Shkruan:Vait AJRO
[14.01.2009] KUFIJTE QE BASHKOJNE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[16.12.2008] INVESTIM PER TE ARDHMEN TONE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[02.12.2008] NENTORI I FESTAVE TONA
  Shkruan:Abdilaqim Ademi
[11.11.2008] E MUNDSHMJA DHE E DESHIRUARA
  Shkruan:
[10.11.2008] OBAMA, PERFAQESUES I AMERIKES SE SOTME DHE BOTES SE ARDHSHME
  Shkruan:
[03.10.2008] TAKIM I LIDERIT TE BDI-se AHMETI ME AMBASADORIN E SHBA-ve REEKER
  Shkruan:
[24.07.2008] PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL
  Shkruan:Daut Dauti
[14.07.2008] KUSH E “PUTINIZOI” GRUEVSKIN
  Shkruan:Milazim Krasniqi
[19.06.2008] NE DHE TE TJERET
  Shkruan:Teuta Arifi
[10.06.2008] MPOSHTJA E DEMOKRACISE
  Shkruan:Teuta Arifi
[06.06.2008] Festa e Vampirëve
  Shkruan:Vullnet Ameti
[25.05.2008] Studentët duhet dashur – jo rrahur
  Shkruan:Mahi Nesimi
[21.05.2008] PLUMBA DHE KESHILLTARE
  Shkruan:Teuta Arifi
[19.05.2008] Misioni me shumë pikëpyetje i Bugajskit
  Shkruan:Naser Elmazi
[14.05.2008] GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE
  Shkruan:Mahi Nesimi
[14.05.2008] KUSH KA PLUMBA PER TE VRARE SHQIPTARE
  Shkruan:Kim Mehmeti
[12.05.2008] DIVERSITET DHE PARAGJYKIME
  Shkruan:Teuta Arifi
[08.05.2008] ZGJEDHJE
  Shkruan:Teuta Arifi
[07.05.2008] A KANE DILEMA PDSH DHE THAÇI PER PAVARESINE E KOSOVES?
  Shkruan:Isen Saliu
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter