Studentët duhet dashur – jo rrahur

Në 40 vjetorin e „Pranverës studentore“

Përderisa këto ditë anekënd vendit po bombardohemi me fjalët më të fuqishme e më të lezetshme për ardhmërinë, u përcaktova për të përkujtuar 40 vjetorin e „Pranverës studentore“, që ja rastësisht, këtu tek ne përputhet me kohën kur më së shumti flitet për fjalën e lirë.

Asajkohe, çdo gjë nisi nga Amerika, kur (vetëm 20 ditë pas vrasjes së Martin Luter Kingut) studentët, përfaqësues të „Lëvizjes për lirinë e fjalës“, bllokuan universitetin Kolumbia. Vala e protestave përfshiu mbarë botën. Edhe vendet komuniste. Por demonstrata më të ashpra u bënë në Francë e Gjermani. Me parullën „Posht borgjezia e kuqe“, më dy qershor studentët u paraqitën edhe në ish Jugosllavi – Beograd, Zagreb, Sarajevë e Lublanë. Nga ajo kohë në opinion u forcua bindja se studentët janë grupacioni që kërkon ndryshime.

Tre vite më vonë, nëntor 1971, kur në Kroaci gufoi „Lëvizja masovike“ e quajtur „Pranvera kroate“ si simbolikë e „Pranverës studentore“ botërore, në fakultetin tim në Zagreb, nënkryetari i studentëve të Universitetit të Zagrebit Mujë Krasniqi, paraqiti arsyetimin pse duhet mbështetur grevën e studentëve. Me atë rast, para se të kalohet në votim, dy tre absolvent (tani figura të njohura politike e intelektuale të Kroacisë) thanë - keni parasysh atë që në fakultetin tonë ndodhi më 1968. Protestat e studentëve në Beograd përfunduan me një fjali të vetme të thjesht të Titos, „Studentët kanë të drejtë“. Por ama në Sarajevë e Zagreb kjo fjali nuk u dëgjua mirë, prandaj policia e bëri të veten. Sociologu me renome europiane Ante Fiamengo, si dekan i Fakultetit të shkencave politike nga shqetësimet me rrjedhën e ngjarjeve në fakultet, erdhi në konflikt tepër të ashpër me organet politike të kohës dhe pësoi nga shëndeti. Nga sulmi në tru humbi aftësinë e kujtesës e të folurit, madje edhe aftësinë e shkrim - leximit. Vdiq pas disa vitesh pa aritur sado pak të kthehet në jetë normale.

Kreu, rektori i atëhershëm i Universitetit të Zagrebit, intelektuali me famë botërore, fizikanti Ivan Supek, i shqetësuar për atë që ndodhi me studentët në vitin 1971, shkruajti një fjali të thjesht me të cilën e lëshoi postin e rektorit. Ishin në pyetje studentët.
Ishte ky njeriu që e ndoqi edhe Tito edhe Tugjmani, njeriu që formoi institutin hulumtues  „Rugjer Boshkoviq“, por që i bëri ballë presionit të Rankoviqit dhe Tempos të punojë në prodhimin e bombës atomike. Natyrisht dyert e institutit për të më u mbullën.  Ishte ky ai Ivan Supeku të cilin më 1970 në aeroportin e Zagrebi,t kryetari i SHBA-ve Riçard Nikson e përshëndeti me fjalët - Ooo Ju jeni ai Supeku për të cilin më ka folur Kisinxheri. 

Plot 10 vite më vonë, më 1981, në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin ndaj studentëve, me një fjali të thjeshtë, postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës e lëshoi intelektuali i gjithanshëm që me dinjitet e përfaqësonte jo vetëm institucionin që e udhëhiqte, por edhe mbarë shqiptarët,  Dr. Gazmend Zajmi. Po pse i përmenda vetëm këto dy? Sepse janë të vetmit (aq sa kam unë njohuri) që qartë e kanë ditur se kë përfaqësojnë dhe kë duhet mbrojtur. I përmenda sepse kanë një lidhje me ne, me Universitetin e Tetovës.

Gazmend Zajmi ishte rektor i një pjese të madhe të profesorëve të tanishëm të Universitetit të Tetovës. Ishte ai që me aktin e dorëheqjes nga posti u ngrit në majën e kullës së moralit intelektual. Atëherë e sot ka mbet në kujtesë si njeri që e kishte të qartë se kur mbaron karriera. Kur fillon qyqaria. E kishte të qartë se ti mësosh studentët është obligim, ti duash është madhështi.

Kur këtu në Tetovë, e Maqedoni, harxhohej energji e madhe se si të vihet deri te zyrtarizimi i universitetit, në Zagreb, Kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve Ivan Supek, në moshën 82 vjeçare ia hapi dyert Fadil Sulejmanit, duke i dhënë mbështetjen e fuqishme institucionit arsimor që po ngrihej. Ishte ajo mbështetje e një figure që pas vetes ngrehte çdo universitet tjetër të botës. Politika maqedonase asokohe bëri zhurmën më të madhe politike, shtetërore e diplomatike. Por atij as që i hynte në vesh piskama e Gligorovit ose Tugjmanit, të cilit i kishte shpallur luftë për shkak të udhëheqjes më dorë të fortë. Më 5 mars të vitit të kaluar Supeku vdiq në moshën 92 vjeçare. Vdiq dhe u varos fare pa e kuptuar opinioni. Ashtu ishte amaneti i tij i fundit - opinioni të njoftohet pas varosjes.

Jo, mosha e tij dhe shëndeti i dobët kohëve të fundit nuk ma lejuan luksin që ta njoftoj se në Tetovë, në universitetin që aq shumë e mbështeti, janë rrahur studentët për shkak se kanë fishkëlluar një politikan.
Tashmë nuk jeton as Gazmend Zajmi që të kuptojë se ish studentët e tij, tani profesorë në UT, nuk kanë dalë në mbrojtje të studentëve të vet. Çfarë kohe! Çfarë absurdi!

Në 40 vjetorin e „Pranverës studentore“ analistët  e ngjarjeve përkujtojnë se në mesin e atyre që atëbotë ngritën zërin kundër politikave të pushteteve, ishin edhe Joshka Fisheri, Bil Klintoni, Havier Sollana e shumë të tjerë. Vallë çka mendon për ne në Maqedoni Havier Sollana në kohën kur përkujton ngjarjet e vitit 1968 në vendin e vet.
Ku është sot fjala e lirë? A të rrahin pse fishkëllon politikanin? Me pas mundësi të dërmojnë!

Në përkujtim të 40 vjetëve të kaluara të shprehjes së revoltës nga ana e studentëve duhet ditur një gjë. Studentët kudo janë një grupacion i shoqërisë me bark të zbrazur dhe mëndje të mbushur. Ne duhet të punojmë që ato të jenë më të ngopur dhe për të mirën e përgjithshme ta nxjerim nga koka e tyre atë që kanë mësuar.
  

 



 
   
   
     
     
 
ANALIZA:
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
  Shkruan:
[21.01.2009] Zgjedhje pa media!?
  Shkruan:Vait AJRO
[14.01.2009] KUFIJTE QE BASHKOJNE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[16.12.2008] INVESTIM PER TE ARDHMEN TONE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[02.12.2008] NENTORI I FESTAVE TONA
  Shkruan:Abdilaqim Ademi
[11.11.2008] E MUNDSHMJA DHE E DESHIRUARA
  Shkruan:
[10.11.2008] OBAMA, PERFAQESUES I AMERIKES SE SOTME DHE BOTES SE ARDHSHME
  Shkruan:
[03.10.2008] TAKIM I LIDERIT TE BDI-se AHMETI ME AMBASADORIN E SHBA-ve REEKER
  Shkruan:
[24.07.2008] PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL
  Shkruan:Daut Dauti
[14.07.2008] KUSH E “PUTINIZOI” GRUEVSKIN
  Shkruan:Milazim Krasniqi
[19.06.2008] NE DHE TE TJERET
  Shkruan:Teuta Arifi
[10.06.2008] MPOSHTJA E DEMOKRACISE
  Shkruan:Teuta Arifi
[06.06.2008] Festa e Vampirëve
  Shkruan:Vullnet Ameti
[25.05.2008] Studentët duhet dashur – jo rrahur
  Shkruan:Mahi Nesimi
[21.05.2008] PLUMBA DHE KESHILLTARE
  Shkruan:Teuta Arifi
[19.05.2008] Misioni me shumë pikëpyetje i Bugajskit
  Shkruan:Naser Elmazi
[14.05.2008] GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE
  Shkruan:Mahi Nesimi
[14.05.2008] KUSH KA PLUMBA PER TE VRARE SHQIPTARE
  Shkruan:Kim Mehmeti
[12.05.2008] DIVERSITET DHE PARAGJYKIME
  Shkruan:Teuta Arifi
[08.05.2008] ZGJEDHJE
  Shkruan:Teuta Arifi
[07.05.2008] A KANE DILEMA PDSH DHE THAÇI PER PAVARESINE E KOSOVES?
  Shkruan:Isen Saliu
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter