GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE

Nuk ka dyshim se këto zgjedhje do të jenë historike. Me vetë faktin se për herë të parë mbahen të jashtëzakonshme ato edhe e fitojnë epitetin – historike. Por, historikja e tyre nuk përfundon këtu.
Zgjedhjet do të paraqesin përcaktimin definitiv të popullit për rrugën që  dëshiron ta bëjë. Këtu më nuk ka hamendje. Shqiptarët gjithnjë, dhe në të gjitha zgjedhjet (taksativisht në të gjitha) ua kan kthyer shpinën forcave destruktive. Por, të njejtat të ndihmuara nga VMRO-DPMNE-ja, tashmë dy herë zënë vend në pushtetin ekzekutiv. Me gjuhën e popullit, kjo do të thotë se, si parti shqiptare nuk është e rëndësishme a do të fitosh në zgjedhje apo jo, por e rëndësishme është që të jesh me VMRO-DPMNE-në dhe pushtetin e ke të garantuar. Koha dëshmoi se deri më tani dy herë ka ndodhur që kur  VMRO-DPMNE-ja është në pushtet me vehte e bart edhe vjegcën e vet PDSH-në.

Por, pas një qershorit, shqiptarët janë të përcaktuar që në fjalinë e Gruevskit ta vendosin një JO, e mandej fjalia e tij mundë të vazhdojë me DO TË… DO TË… DO TË…! E vetëdijshme për këtë përcaktim të shqiptarëve por edhe për nevojë shumë të madhe për vjegcën në të cilën gjithnjë kur udhëton jashtë do ti varë torbat, Gruevski deklaron se edhe më tutje do të vazhdoj me atë partner. Po, partner i besueshëm, ashtu deklarojnë udhëheqësit më me ndikim tëVMRO-DPMNE-së. Megjithatë po themi qartë se ky film më nuk do të shfaqet në Maqedoni, përveç nëse VeMeRo-ja fuqishëm është përcaktuar që deri në 100 vjetorin e Bukureshtit të përfundojë me ndarjen e Maqedonisë. E kjo, më falni por, do të ndodhë falë kontributit të politikanit më të dashur të maqedonasve-pasardhësit po kështu të dikur më të dashurit Lupço Georgievskit, përcaktimet dhe angazhimet publike të të cilit lidhur me këtë çështje Gruevski i tij fare nuk i komenton. Hm.Hm.

Arsyeja e dytë për të cilën zgjedhjet do të jenë historike është përcaktimi për NATO dhe BE. Edhe këtu punët thuajse janë krejtësisht të qarta. Duket sheshazi se për VMRO-DPMNE-në NATO-agjenda po shëndrrohet vetëm në një dëshirë të preferueshme e cila do të realizohet në një të ardhme të papërcaktuar. A ju kujtohet se që në zgjedhjet e para parlamentare sllogani më i fuqishëm ishte “MAQEDONIA NUK KA KOHË PËR TË PRITUR” njëzet vjeçari i atëhershëm duket se atë punë se ka kuptuar. Por kjo nuk është bash ashtu. Edhe për këtë qështje punët janë të qarta. Shqiptarët janë të përcaktuar për NATO dhe pikë. Fitohet përshtypja se Gruevski po i shkatërron edhe gjasat, për fat të keq, shumë të vogla që kanë mbetur për ta kyqur vagonin në kompozicionin për NATO. Në të njejtin drejtim shkon edhe “puna e mundimshme e qeverisë“ si ta mbajë shtetin sa më largë nga BE-ja.

Ju kutohet një nga takimet më të para të Gruevskit me komisarin Oli Rehn? Atë botë z.Rehni për herë të parë publikisht tha: “Nuk do ta vlerësojmë atë që e shkruani edhe flitni, kërkojmë punë dhe vepra”.

Dhe në fund. Nëse kryeministri Gruevski e ka zanat që të vonohet, atë mund ta praktikojë edhe më tutje kur është fjala për punë partiake, por jo edhe për punët shtetërore. Në rrugën kah Evropa tashmë na kaloi edhe Sërbia. Zgjedhjet e fundit në këtë shtet definitivisht dëshmuan se konzevativizmi dhe rrahagjoksja i takojnë të kaluarës.   

 

Mahi Nesimi



 
   
   
     
     
 
ANALIZA:
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
  Shkruan:
[21.01.2009] Zgjedhje pa media!?
  Shkruan:Vait AJRO
[14.01.2009] KUFIJTE QE BASHKOJNE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[16.12.2008] INVESTIM PER TE ARDHMEN TONE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[02.12.2008] NENTORI I FESTAVE TONA
  Shkruan:Abdilaqim Ademi
[11.11.2008] E MUNDSHMJA DHE E DESHIRUARA
  Shkruan:
[10.11.2008] OBAMA, PERFAQESUES I AMERIKES SE SOTME DHE BOTES SE ARDHSHME
  Shkruan:
[03.10.2008] TAKIM I LIDERIT TE BDI-se AHMETI ME AMBASADORIN E SHBA-ve REEKER
  Shkruan:
[24.07.2008] PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL
  Shkruan:Daut Dauti
[14.07.2008] KUSH E “PUTINIZOI” GRUEVSKIN
  Shkruan:Milazim Krasniqi
[19.06.2008] NE DHE TE TJERET
  Shkruan:Teuta Arifi
[10.06.2008] MPOSHTJA E DEMOKRACISE
  Shkruan:Teuta Arifi
[06.06.2008] Festa e Vampirëve
  Shkruan:Vullnet Ameti
[25.05.2008] Studentët duhet dashur – jo rrahur
  Shkruan:Mahi Nesimi
[21.05.2008] PLUMBA DHE KESHILLTARE
  Shkruan:Teuta Arifi
[19.05.2008] Misioni me shumë pikëpyetje i Bugajskit
  Shkruan:Naser Elmazi
[14.05.2008] GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE
  Shkruan:Mahi Nesimi
[14.05.2008] KUSH KA PLUMBA PER TE VRARE SHQIPTARE
  Shkruan:Kim Mehmeti
[12.05.2008] DIVERSITET DHE PARAGJYKIME
  Shkruan:Teuta Arifi
[08.05.2008] ZGJEDHJE
  Shkruan:Teuta Arifi
[07.05.2008] A KANE DILEMA PDSH DHE THAÇI PER PAVARESINE E KOSOVES?
  Shkruan:Isen Saliu
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter