ZGJEDHJE

 

Disa ditë para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, u profiluan edhe idetë politike të cilat do ti promovojnë partitë në këto zgjedhje. Në kuadër të blokut politik maqedonas është i qartë dallimi në mes opsioneve politike më të mëdha të cilat do të ballafaqohen në këto zgjedhje. Në blokun shqiptar të partive profilimi politik është punë e kryer që më herët, vetëm se për profilim politik vështirë mund të debatohet, kur incidentet e armatosura janë lajmi kryesor dhe debati politik përqëndrohet  në komente, akuza ose arsyetime lidhur me to . Përderisa është hedhur bombë në shtëpi private të kandidatit për deputet të partisë politike BDI, përderisa gjuhet me armë automatike në objekte shërbyese vetëm për atë se mysafirët janë anëtarë të ndonjë partie politike (rasti i Bogovinës) dhe përderisa përgjigja e institucioneve kompetente mbetet edhe më tej në deklaratën se janë duke ndjekur ecurinë e ngjarjeve dhe gjendjes e nga kjo nuk ka rezultat në zbulimin dhe dënimin e dorasve,  flet mjaft  për atmosferën para zgjedhjeve Parlamentare.

Dhe ku qëndron problemi. Bëhet vallë fjale për barbarizëm kolektiv të shqiptarëve apo ndonjëri mundohet të barbarizojë bashkesinë e vet etnike për qëllime politike afatshkurte.

Se nuk është fjala  për barbarizëm kolektiv të një grupi të tërë etnik flet fakti se cikli i fundit zgjedhor edhe në Shqipëri edhe në Kosovë kaloi në atmosferë të qetë të zgjedhjeve fer dhe demokratike. Përderisa tek ne punohet me tendencë të menduar të barbarizimit të zgjedhjeve nga ana e subjekteve politike, të cilët para kohe janë frikësuar nga përgjigja që votuesit shqiptar do e japin në këto zgjedhje. Kurse votuesit shqiptarë këtë rradhë janë të vendosur para një pyetjeje të qartë e cila kërkon përgjigje nga ata: kush do të vendosë për ardhmërinë e tyre politike, ata vetë ose ai që do fitojë në garën e cila udhëhiqet nga bloku  i partive maqedonase.

Votuesit shqiptarë shumë mirë e dinë përgjigjen në këtë pyetje. Disa decenie të kaluara në diskriminim i mësuan të vlerësojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e lira dhe demokratike. Gjatë kohë të tjerët u`a zgjidhnin përfaqësuesit politik që i përfaqësonin në institucionet të cilat nuk e reflektonin as realitetin demokratik e as atë etnik të vendit . Shqiptarët e Maqedonisë duan të jenë pjesë e proceseve demokratike dhe e zhvillimit të vendit të tyre e jo qytetarë të rendit të dytë, përfaqësuesit e të cilëve i zgjedhin të tjerët në vend të tyre.

Mu për atë, ato subjekte politike që e dinë përgjigjen e qytetarëve të vet e  të frikësuar nga kjo përgjigje, për këtë shkak vendosën masat e frikësimit të parakohshëm të votuesve. Dhe para se të fillojë fushata zgjedhore të imponojnë frikën si mjet për realizimin e procesit votues, gjegjësisht programit zgjedhor si dhe  filozofisë së tyre politike. Ato subjekte politike të cilat pranuan të jenë shërbetorë të një politike e cila pa sukses u mundua të bëjë ndarjen e bashkësive etnike në  superiore dhe inferiore, tani duan që me dhunë dhe agresivitet të shpëtojnë dhe t`i shërojnë komplekset e vlerës më të ulët. Vetëm ata që frikësohen nga e vërteta e cila qëndron në votën e popullit të vet mundohen të njejtën ta ngulfasin duke fabrikuar një të vërtetë të vetën, jo të vlefshme dhe të shtrembëruar. Vetëm ata që janë të frikësuar nga ngjarjet demokratike si që janë zgjedhjet, vetëm ata që kanë pranuar me vetëdije dhe janë dakorduar të jenë në pozicion inferior dhe të margjinalizuar, duan që popullit të vet t`ia marrin edhe ditën e vetme kur qytetari është zot i vetvetes – ditën e zgjedhjeve. Ditën kur ai zotëri-qytetar vendos për vete dhe për ardhmërinë e vet. Mu për atë këto subjekte politike janë të gatshëm të barabarizojnë procesin zgjedhor dhe për shkak të gabimeve të tyre politike të delegjitimojnë tërësisht procesin zgjedhor. Për ate se as nuk janë në gjendje e aq më pak mund të mendojnë të udhëheqin perpara popullin  i cili voton vet për vete, nuk munden të udhëheqin një popull me integritet, por duan të udhëheqin masë të frikësuar të njerëzve e cila do të himnizojë diktatorin nga hija e të cilit frikësohet. Jo rastësisht thuhet se tiranin asnjherë nuk e ngrenë meritat e veta, por njerëzit e nëncmuar të cilët e rrethojnë.

Kjo të nderuarit e mi nuk është debat i cili duhet debatuar për procesin zgjedhor vetëm në kuadër të bashkësise shqiptare në këtë vend , por është debat  i cili vlen për gjithë vendin . Bëhet fjalë për kapacitetet demokratike të këtij vendi dhe për zgjedhjen që duhet ta bëjë ky vend në mes demokracisë dhe totalitarizmit, në mes dhunës dhe tolerancës, në mes vlerave evropiane dhe despotizmit retrogard.

Organizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është interes i lartë për vendin tani, këtë vit, këto javë. Vendet që nuk janë në gjendje të organizojnë dhe realizojnë zgjedhje të denja e fer, edhe ashtu qëndrojnë të harruara në një gjeografi larg Evropës dhe Atlantikut. Nuk i`a vlen të përmenden as për krahasime.


Autorja është nënkryetare e BDI-së



 
   
   
     
     
 
ANALIZA:
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
  Shkruan:
[21.01.2009] Zgjedhje pa media!?
  Shkruan:Vait AJRO
[14.01.2009] KUFIJTE QE BASHKOJNE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[16.12.2008] INVESTIM PER TE ARDHMEN TONE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[02.12.2008] NENTORI I FESTAVE TONA
  Shkruan:Abdilaqim Ademi
[11.11.2008] E MUNDSHMJA DHE E DESHIRUARA
  Shkruan:
[10.11.2008] OBAMA, PERFAQESUES I AMERIKES SE SOTME DHE BOTES SE ARDHSHME
  Shkruan:
[03.10.2008] TAKIM I LIDERIT TE BDI-se AHMETI ME AMBASADORIN E SHBA-ve REEKER
  Shkruan:
[24.07.2008] PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL
  Shkruan:Daut Dauti
[14.07.2008] KUSH E “PUTINIZOI” GRUEVSKIN
  Shkruan:Milazim Krasniqi
[19.06.2008] NE DHE TE TJERET
  Shkruan:Teuta Arifi
[10.06.2008] MPOSHTJA E DEMOKRACISE
  Shkruan:Teuta Arifi
[06.06.2008] Festa e Vampirëve
  Shkruan:Vullnet Ameti
[25.05.2008] Studentët duhet dashur – jo rrahur
  Shkruan:Mahi Nesimi
[21.05.2008] PLUMBA DHE KESHILLTARE
  Shkruan:Teuta Arifi
[19.05.2008] Misioni me shumë pikëpyetje i Bugajskit
  Shkruan:Naser Elmazi
[14.05.2008] GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE
  Shkruan:Mahi Nesimi
[14.05.2008] KUSH KA PLUMBA PER TE VRARE SHQIPTARE
  Shkruan:Kim Mehmeti
[12.05.2008] DIVERSITET DHE PARAGJYKIME
  Shkruan:Teuta Arifi
[08.05.2008] ZGJEDHJE
  Shkruan:Teuta Arifi
[07.05.2008] A KANE DILEMA PDSH DHE THAÇI PER PAVARESINE E KOSOVES?
  Shkruan:Isen Saliu
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter