A KANE DILEMA PDSH DHE THAÇI PER PAVARESINE E KOSOVES?

Anketa e fundit e Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP) tregon se shumica e qytetarëve të Maqedonisë përkrahin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Shifra prej 41 për qind e të anketuarve që janë “pro” pavarësisë së Kosovës, (kundrejt 34 për qind që janë kundër), është edhe më inkurajuese për vetë faktin se dëshmon tendencë të mëtutjeshme të rritjes së përkrahjes për pavarësinë e Kosovës. Shumica e qytetarëve në Maqedoni, duke përfshirë edhe ata maqedonas, janë vetëdijesuar për efektin pozitiv që ka për Maqedoninë dhe për Ballkanin pavarësia e Kosovës, por dhe për efektin negativ që ka për Maqedoninë vazhdimi i politikës proserbe. Mirëpo, edhe përkundër disponimit të këtillë të qytetarëve, vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë kundrejt Kosovës ende nuk efektuohet nga autoritetet maqedonase.

Ku qëndron faji për sjelljen e këtillë të autoriteteve maqedonase?

Me shumë të drejtë mund të dyshohet dhe të supozohet se faji qëndron tek presidenti Branko Cërvenkovski. Në të njëjtën masë mund të dyshohet se faji qëndron tek kryeministri Nikolla Gruevski, apo ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshovski. Mirëpo, supozimi se ata janë fajtorë për mospranimin e pavarësisë së Kosovës, duhet të pranohet me një rezervë. Kjo për shkak të faktit se asnjëri prej tyre nuk doli publikisht të thotë se pavarësia e Kosovës do të pranohet kur të thotë ai, ose kur të thotë subjekti politik që ai e përfaqëson. I vetmi eksponent i politikës maqedonase që i doli zot marrjes së vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës ishte kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi. Shkurt, qartë dhe shqip (ndoshta edhe maqedonisht), Thaçi deklaroi se pavarësia e Kosovës do të njihet kur të thotë PDSH-ja. Për këtë arsye, tre muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk mundet e të mos parashtrohen pyetjet:

Pse PDSH ende nuk po thotë që të pranohet pavarësia e Kosovës?

A kanë PDSH dhe kryetari i sajë ndonjë dilemë rreth pavarësisë së Kosovës?

Mos vallë PDSH-ja dhe kryetari i sajë janë shqiptarët e fundit në Ballkan dhe në botë, të cilët mendojnë se edhe më tej duhet të vazhdojnë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin përfundimtarë të Kosovës?

Apo ndoshta e ndajnë mendimin e miqve të paktë të mbetur të Serbisë, të cilët vlerësojnë se Kosova edhe më tej duhet të mbetet pjesë e Serbisë?

Pyetjet të cilat munden t’i parashtrohen PDSH-së dhe kreut të sajë janë të shumta, por përgjigjet në këto pyetje janë të pakta. Ato duhet të jenë precize, sepse nuk durojnë as kalkulime as manipulime të mëtutjeshme.

Isen Saliu



 
   
   
     
     
 
ANALIZA:
[24.02.2009]
TE VOTOJME PER ARDHMERINE
  Shkruan:
[21.01.2009] Zgjedhje pa media!?
  Shkruan:Vait AJRO
[14.01.2009] KUFIJTE QE BASHKOJNE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[16.12.2008] INVESTIM PER TE ARDHMEN TONE
  Shkruan:Abdilaqim ADEMI
[02.12.2008] NENTORI I FESTAVE TONA
  Shkruan:Abdilaqim Ademi
[11.11.2008] E MUNDSHMJA DHE E DESHIRUARA
  Shkruan:
[10.11.2008] OBAMA, PERFAQESUES I AMERIKES SE SOTME DHE BOTES SE ARDHSHME
  Shkruan:
[03.10.2008] TAKIM I LIDERIT TE BDI-se AHMETI ME AMBASADORIN E SHBA-ve REEKER
  Shkruan:
[24.07.2008] PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL
  Shkruan:Daut Dauti
[14.07.2008] KUSH E “PUTINIZOI” GRUEVSKIN
  Shkruan:Milazim Krasniqi
[19.06.2008] NE DHE TE TJERET
  Shkruan:Teuta Arifi
[10.06.2008] MPOSHTJA E DEMOKRACISE
  Shkruan:Teuta Arifi
[06.06.2008] Festa e Vampirëve
  Shkruan:Vullnet Ameti
[25.05.2008] Studentët duhet dashur – jo rrahur
  Shkruan:Mahi Nesimi
[21.05.2008] PLUMBA DHE KESHILLTARE
  Shkruan:Teuta Arifi
[19.05.2008] Misioni me shumë pikëpyetje i Bugajskit
  Shkruan:Naser Elmazi
[14.05.2008] GRUEVSKI S’MUND TA ANASHKALOJË VULLNETIN E SHQIPTARËVE
  Shkruan:Mahi Nesimi
[14.05.2008] KUSH KA PLUMBA PER TE VRARE SHQIPTARE
  Shkruan:Kim Mehmeti
[12.05.2008] DIVERSITET DHE PARAGJYKIME
  Shkruan:Teuta Arifi
[08.05.2008] ZGJEDHJE
  Shkruan:Teuta Arifi
[07.05.2008] A KANE DILEMA PDSH DHE THAÇI PER PAVARESINE E KOSOVES?
  Shkruan:Isen Saliu
 
 
Pas 15 viteve pjesa qendrore e Gostivarit me plan te ri detal urbanistik
MOJSIU VIZITON MOMUMENTET SHQIPTARE NE SHKUP
Fjalim i Zevendes-kryetarit te Qeverise se RM-se z. Abdilaqim Ademi ne Forumin nderkombetar organizuar nga Fondacioni Boris Trajkovski me teme: Vlerat tona te perbashketa
Ministri Bajrami merr pjese ne konferencen Investimi ne kohezionin social
Ish drejtori i Poletit i arrestuar dite me pare nuk ka qene keshilltar i kryetarit te Tetoves
RESTAURIMI I XHAMISE MUSTAFA PASHA PARA RAMAZANIT

ALI AHMETI TAKOI ALFRED MOJSIUN

kongresi i manastirit


 
 
 
 
EMRI JUAJ:


PYETJA:


www.bdi.org.mk
Copyright © 2007 BDI Bashkimi Demokratik për Integrim!All rights reserved.
 
Site Meter